Skype: uta.al | E-mail: rezervo@uta.al | Telefon: +355692030133
 

Kushtet e Pergjithshme

Përdorimi i faqes së internetit uta.al dhe shërbimet e ofruara përshkohen nga Kushtet e përgjithshme të shkëmbimeve, të cilat zbatohen për të gjitha urdhrat e prenotimeve, qoftë në mënyrë elektronike, qoftë me anë të telefonit, qoftë drejtpërdrejt në zyrat e kompanisë.

Me blerjen dhe prenotimin e një bilete avioni apo shërbimi tjetër të ofruar uta.al, çdo përdorues pranon Kushtet e Përgjithshme të shkëmbimeve.

Prenotimi 

Me plotësimin e fushave përkatëse të formularit të posaçëm të prenotimit në faqen e internetit, pra me prenotimin që bëhet nëpërmjet portalit në internet, por dhe për çdo prenotim tjetër (me telefon nga përdoruesi nëpërmjet qendrës së telefonatave dhe prenotim që bëhet nga përdoruesi në zyrat e kompanisë) përdoruesi i jep urdhër konkret uta.al të ndërmjetësojë për ofrimin e shërbimit të udhëtimit që jepet nga ofruesi përkatës ose i çdo shërbimi tjetër. Urdhri për prenotim i kalon përgjegjësinë përdoruesit në çdo rast.

Në rast ndryshimesh afatshkurtra të cilitdo shërbimi nga ana e ofruesit që ka zgjedhur përdoruesi, p.sh. në rast vonese apo anulimi të fluturimit, ndryshimi të llojit të automjetit etj., uta.al do të përpiqet të komunikojë me anë të telefonit ose të postës elektronike dhe ta informojë përdoruesin në lidhje me këtë nëse ka informim në kohë nga ana e ofruesit. Për lëvizje, vonesa dhe anulime të fluturimeve apo të shërbimeve të tjera udhëtimi dhe produktesh të ofruesit uta.al nuk mban absolutisht asnjë përgjegjësi.

Përdoruesi mban përgjegjësi për zbatimin e kushteve që cakton ofruesin përkatës, si p.sh. kushtet që cakton çdo kompani fluturimi në lidhje me orarin Check-in. Përdoruesi informohet për këto kushte nga ofruesi përkatës. Në rast se përdoruesi shkel kushtet e përgjithshme të faqes së internetit uta.al ka të drejtën të refuzojë urdhra në lidhje me prenotimin e tij.

Çmimet

Për ndryshime në çmime dhe në komisionet e prenotimit të udhëtimit nga ofruesi i shërbimeve të udhëtimit, uta.al nuk mban asnjë përgjegjësi. Shpërblimi uta.al si ndërmjetës, përfshihet në çmimin gjithsej të shërbimit të ofruar.

Llojet e pagesës

Për prenotim te çdo produkti nëpërmjet faqes së internetit, pagesa mund të bëhet ose nëpërmjet karte krediti në sistem, ose nëpërmjet karte krediti me anë telefonate në departamentin e prenotimeve.

Mënyrat e mundshme të pagesës shënohen në faqen e internetit, gjatë kohës së prenotimit të cdo produkti.

Për prenotimin e biletave të avionit të kompanive të çmimit të ulët (p.sh. easy jet) pagesa është e mundshme vetëm nëpërmjet karte krediti ose nëpërmjet karte krediti të kompanisë në rast se klienti dëshiron të prenotojë dhe të blejë biletë në zyrat e kompanisë.

Për prenotim hoteli nëpërmjet telefonit, është e mundshme pagesa me kartë krediti dhe në disa raste me depozitim në bankë.

Përpara shlyerjes uta.al nuk ka për detyrim t’ia dorëzojë përdoruesit biletat apo dokumentet e tjera të udhëtimit.

uta.al mund të kërkojë nga përdoruesi të dorëzojë ndonjë dokument vërtetues në lidhje me adresën e banimit apo kopje të kartës së tij të kreditit, apo faturë dorëzimi të llogarisë së tij bankare, përpara lëshimit përfundimtar të biletës.

Verifikimi i prenotimit

Në rast prenotimi – blerjeje shërbimi turistik nëpërmjet faqes së internetit të uta.al, përdoruesi do të marrë konfirmim për prenotimin – blerjen nëpërmjet emailit dhe ka për detyrë të kontrollojë saktësinë e të dhënave të konfirmimit dhe të njoftojë sa më shpejt të jetë e mundur dhe brenda së njëjtës ditë kalendarike, uta.al për devijime apo gabime, në lidhje me prenotimin fillestar të regjistruar. Raportimi në kohë i gabimeve dhe i devijimeve nuk jep në asnjë rast të drejtën e tërheqjes nga kontrata.

Dërgimi i biletave 

Biletat e avionit i dërgohen përdoruesit si bileta elektronike (e-ticket) nëpërmjet postës elektronike (e-mail).

Prenotimi dhe bileta gjenden në sistemin e kompanisë ajrore. Pas lëshimit të biletës, përdoruesi merr dhe një email të dytë ku përmendet numri i biletës elektronike, të cilën duhet ta printojë që ta ketë me vete gjatë Check-in.

Në rast se në emailin e parë shënohet numri i biletës, klienti nuk merr konfirmim tjetër.

Emri i përdoruesit në sistemin e prenotimeve do të duhet të përkojë me emrin e letërnjoftimit.

Në rast prenotimesh që kanë të bëjnë me qiramarrje automjetesh dhe prenotime hotelesh, klienti merr përkatësisht faturën dhe kodin e prenotimit në adresën e tij elektronike.

Dokumentet e udhëtimit 

uta.al nuk mban absolutisht asnjë përgjegjësi për sa i përket dokumenteve të udhëtimit (pasaporta, viza etj.) të cilat klienti duhet t’i ketë me vete gjatë kryerjes së udhëtimit.

Sigurimi i dokumenteve të nevojshme të udhëtimit është detyrë e pasagjerit.

Ndryshime – Anulime 

Mundësia e ndryshimit apo e anulimit të një bilete avioni apo trageti, të një udhëtimi ose të një produkti apo shërbimi tjetër, si dhe kushtet që vlejnë për një ndryshim apo anulim të tillë, varen nga kushtet që vendos secili ofrues në raste të tilla, ndaj të cilave uta.al  nuk ka asnjë ndikim.

Kostoja që mund të shkaktohet në rast ndryshimi apo anulimi të një shërbimi udhëtimesh, e cila përcaktohet nga kushtet e secilit ofrues, bie përjashtimisht mbi përdoruesin.

Në rast se furnizuesi i ofron përdoruesit të drejtën e anulimit apo të ndryshimit të produktit apo të shërbimit të zgjedhur, përdoruesi është i detyruar të lajmërojë me shkrim uta.al nëse dëshiron anulim apo ndryshim përndryshe uta.al nuk mund të anulojë apo të modifikojë asnjë prenotim.

Përpara çdo prenotimi, përdoruesi ka për detyrë të lexojë dhe të pranojë rregullat e tarifimit dhe kufizimet.

Në rast se përdoruesi blen biletë pas kthimit apo me shumë itinerare dhe dëshiron të mos i kryejë njëpasnjëshëm pjesët e përcaktuara në biletën e tij, ka për detyrë të kontaktojë me uta.al për t’u informuar nëse diçka e tillë është e mundshme, pasi çdo kompani ajrore ka rregulla të ndryshme për këto raste. Kjo do të thotë se nëse klienti gjykohet si i paparaqitur nga kompania ajrore në pjesën e parë të përdorshme, ka gjasë të anulohen dhe pjesët vijuese të biletës së tij. Ka gjasë gjithashtu, me raste, të lejohet përdorimi i pjesës tjetër të biletës kundrejt një tarife shtesë.

Në rast se përdoruesi kryen një prenotim dhe ka ndryshim apo anulim të udhëtimit, uta.al e ndryshon apo e anulon pa pagesë. Nëse lëshohet biletë apo faturë dhe ka ndryshim apo anulim të udhëtimit uta.al i bën ndryshimet apo anulimin sipas kushteve të furnizuesit. Të gjitha faturimet janë të njëjta me ato që vlejnë në të gjitha agjencitë e udhëtimeve dhe varen nga koha e anulimit.

Për ndryshime/anulime të paketës së udhëtimit, hotelit apo çdo shërbimi tjetër klienti ka për detyrë të informohet nga  uta.al përpara se të ndërmarrë çfarëdo lloj veprimi.

Taksat e shërbimeve për ndryshimin – anulimin e cilitdo shërbimi shkojnë sipas tendencave të tregut.

Komisioni që jepet gjatë blerjes së një shërbimi në rast anulimi, nuk kthehet.

Në rast anulimi nga ana e furnizuesit, nuk faturohen shpenzime anulimi dhe uta.al nuk mbivendos kosto shërbimi.

Mohimi i përgjegjësisë 

uta.al nuk mban absolutisht asnjë përgjegjësi për:

  • Mosdisponueshmërinë e cilitdo shërbim apo produkti.
  • Gabime, mungesa, shkelje apo refuzime të cilitdo furnizues.
  • Lëndimin, vdekjen, shkatërrimin e pronës apo dëme të tjera që mund të vijnë si rezultat i shërbimeve të cilitdo furnizues.
  • Vonesa, anulime, mbiprenotime, greva, forca madhore që nuk janë nën kontrollin e drejtpërdrejtë të saj.
  • Rregulloren e mbrojtjes së të dhënave personale në lidhje të faqeve të internetit të palëve të treta.
  • Informacionet që ofrohen dhe publikohen nga cilido furnizues për shërbimet e ofruara.

Përgjegjësia e përdoruesit

Për përdorimin e faqes në fjalë të internetit, përdoruesit garanton se është mbi 18 vjeç dhe merr përgjegjësinë për çdo përdorim për llogari të tij të faqes së internetit nga të miturit.

Përdoruesi ka për detyrë dhe duhet ta përdorë faqen sipas ligjit dhe duke ndjekur kushtet e shkruara të përdorimit.

Ndalohet cilido përdorim i faqes së internetit për qëllime mashtrimi, spekulimi apo me qëllime që mund të shkaktojnë mosfunksionimin në ofrimin e shërbimeve të saj.

Cilado lëvizje e paligjshme në përdorimin e faqes së internetit do të ketë si pasojë përjashtimin e përdoruesit nga hyrja në shërbimet e ofruara nga faqja.

Pronësia intelektuale

Përmbajtja e faqes në fjalë të internetit i përket përjashtimisht uta.al.

Ndalohet cilido kopjim, shpërndarje, transferim, modifikim, rishitje, krijim prodhimi pune apo mashtrim i publikut në lidhje me ofruesin e vërtetë të përmbajtjes së faqes së internetit.

Ndryshimi – Përditësimi i kushteve të përgjithshme

uta.al ka të drejtën të ndryshojë dhe të përditësojë kushtet e mësipërme të shkëmbimeve për sa i përket përdorimit të kësaj faqeje interneti, në çdo kohë me veprim në të ardhmen pa qenë nevoja e njoftimit të përdoruesit në lidhje me këtë.

Kompania

Kjo faqe drejtohet nga UNLIMITED Travel Sh.p.k. me NIPT L21605503U rregjistruar prane zyres te Qendres Kombetare te Rregjistrimit, me seli në Durres.

Ndryshime – Anulime

Mundësia e ndryshimit apo e anulimit të një bilete avioni apo trageti, të një udhëtimi ose të një produkti apo shërbimi tjetër, si dhe kushtet që vlejnë për një ndryshim apo anulim të tillë, varen nga kushtet që vendos secili ofrues në raste të tilla, ndaj të cilave uta.al nuk ka asnjë ndikim.

Kostoja që mund të shkaktohet në rast ndryshimi apo anulimi të një shërbimi udhëtimesh, e cila përcaktohet nga kushtet e secilit ofrues, bie përjashtimisht mbi përdoruesin. 

Në rast se furnizuesi i ofron përdoruesit të drejtën e anulimit apo të ndryshimit të produktit apo të shërbimit të zgjedhur, përdoruesi është i detyruar të lajmërojë me shkrim uta.al nëse dëshiron anulim apo ndryshim, përndryshe uta.al nuk mund të anulojë apo të modifikojë asnjë prenotim.

Përpara çdo prenotimi, përdoruesi ka për detyrë të lexojë dhe të pranojë rregullat dhe kufizimet.

Në rast se përdoruesi kryen një prenotim dhe ka ndryshim apo anulim të udhëtimit uta.al e ndryshon apo e anullon pa pagesë. Nëse lëshohet biletë apo faturë dhe ka ndryshim apo anulim të udhëtimit, uta.al i bën ndryshimet apo anulimin sipas kushteve të furnizuesit.

Për ndryshime/anulime të paketës së udhëtimit, hotelit apo çdo shërbimi tjetër, klienti ka për detyrë të informohet nga  uta.al përpara se të ndërmarrë çfarëdo lloj veprimi.

Taksat e shërbimeve për ndryshimin/anulimin e cilitdo shërbim, shkojnë sipas tendencave të tregut. Komisioni që jepet gjatë blerjes së një shërbimi në rast anulimi, nuk kthehet.

Në rast anulimi nga ana e furnizuesit, nuk faturohen shpenzime anulimi dhe uta.al nuk mbivendos kosto shërbimi.

Siguria e shkëmbimeve

uta.al bashkëpunon me Verisign për sigurimin e të dhënave që vendosni gjatë prenotimit tuaj. Aplikacioni është i certifikuar sipas standardeve ndërkombëtare që ju mundësojnë të vendosni me siguri të dhënat tuaja personale. Verisign duke garantuar infrastrukturën e nevojshme tekniko-materiale, ofron shërbime tërësore certifikimi dhe sigurimi në bazë të teknologjive të përparuara të kodimit.

Të dhënat tuaja personale kodohen automatikisht për sigurimin e tyre, në mënyrë që të mund të lexohen vetëm nga  uta.al. Emri juaj, adresa juaj e emailit, adresa juaj e banesës, numri i telefonit dhe numri i kartës suaj të kreditit janë informacione të nevojshme për ne që të realizojmë prenotimin tuaj. Të dhënat tuaja futen gjatë kryerjes së një prenotimi apo blerjeje nëpërmjet uta.al. Në rast prenotimi, të dhënat tuaja personale ruhen nga ana jonë mbahen për më vonë. Këto informacione përdoren përjashtimisht për lehtësimin e procedurës së prenotimit si dhe për arsye menaxhimi. Në asnjë rast nuk i kalohen të dhënat tuaja palëve të treta, përveç kompanive bashkëpunëtore me të cilat keni zgjedhur të kryejmë prenotimet tuaja dhe urdhra të tjera nga ju.

Dërgimi i ofertave dhe të dhënave informuese (email, SMS) drejt jush, bëhet pas pranimit nga ana juaj, ndërkohë që keni mundësinë të na deklaroni në çdo çast se nuk dëshironi të merrni oferta dhe shërbime të tilla.

Të gjitha shkëmbimet ekonomike dhe tarifimet e kartave kryhen nga agjencia turistike UNLIMITED Travel Sh.pk  me NIPT L21605503U rregjistruar prane zyres se Qendres Kombetare te Rregjistrimit, me seli në Durres, e cila lëshon të gjitha dokumentet ligjore.

image_pdfimage_print
error: Content is protected !!