Skype: uta.al | E-mail: rezervo@uta.al | Telefon: +355692030133
 

ZooSafari

  • Destination: Itali
  • Duration: 3 days

ZOOSAFARI është kopshi zoologjik i famshëm në Fasano, Itali. Çdo vit frekuentohet nga mijëra vizitorë nga e gjithë Bota.  Kopshti është tipik i një jetë në pyll ku kafshët e egra lëvizin lirshëm në të gjithë parkun duke filluar nga leopardi e deri tek elefanti, ujku etj. Sigurisht që vizitorët lëvizin me autotrena të mbrojtur nga këto kafshë. Dita I Takimi me turistët në qendër të qytetit. Pas akomodimit në autobuzin […]

Book Now Ask a Question

ZOOSAFARI është kopshi zoologjik i famshëm në Fasano, Itali. Çdo vit frekuentohet nga mijëra vizitorë nga e gjithë Bota.  Kopshti është tipik i një jetë në pyll ku kafshët e egra lëvizin lirshëm në të gjithë parkun duke filluar nga leopardi e deri tek elefanti, ujku etj. Sigurisht që vizitorët lëvizin me autotrena të mbrojtur nga këto kafshë.

Dita I

Takimi me turistët në qendër të qytetit. Pas akomodimit në autobuzin tonë luksoz e me ajër të kondicionuar drejtohemi drejt portit të qytetit të Durrësit. Pas kryerjes së procedurave të imbarkimit, sistemohemi në traget sipas dhomave përkatëse.

Dita II

Mbërritja në portin e Barit rreth orës 08:15 të mëngjesit. Pas kryerjes së procedurave të disimbarkimit vazhdojmë udhëtimin tonë me autobuz drejt kopshit më të famshëm zoologjik në Itali. Pas rreth 1:15 min udhëtim, sigurisht me pushime gjatë rrugës mbërrijmë në destinacionin tonë, ku na shfaqet hyrja në ZooSafari. Pas procedurave të hyrjes fillojmë vizitën tonë e cila mund të zgjasë rreth 4-5 orë të vazhdueshme. Sipas preferencës së vizitorëve hahet dreka e më pas drejtohemi në një nga qendrat tregtare të qytetit ku do të konsumojmë jo më tepër se 3 orë. Më pas sistemohemi në autobuz dhe bëjmë një shëtitje në qytetin e Barit për të parë gjërat më interesante të tij si:

  • > Muzeun
  • > Teatrin
  • > Bashkinë e qytetit
  • > Një pjesë të Barit të vjetër ku duken shumë qartë muret e vjetra romake
  • > Shëtitoren buzë detit

Pas këtyre shëtitjeve i drejtohemi portit për të bërë imbarkimin në tragetin tonë.

Dita III

Mbërritja në portin e Durrësit dhe pas procedurave të disimbarkimit bëjmë ndalesën tonë të fundit në qendër të qytetit.

Fundi i shërbimit tonë!!!

  • >> Udhëtimi me autobuz komod përgjatë të gjithë udhëtimit
  • >> Biletat e tragetit Durres – Bari – Durres
  • >> Shëtitje ne pikat historike ne Bari
  • >> Shetitja sipas itinerarit
  • >> Sigurim shëndeti në udhëtim për të gjithë ditët
  • >> Shoqërues shqiptar gjatë gjithë udhëtimit
  • Hyrjet ne muzeume
  • x Gjithçka që nuk është përmendur në rubrikën “Të Përfshira”
  •  ME KERKESE
error: Content is protected !!