Skype: uta.al | E-mail: rezervo@uta.al | Telefon: +355692030133
 

Beograd – Budapest – Vjene – Split

  • Destination: Austri, Ceki
  • Duration: 5 days

Dita I Nisja në orën 06:00, nga qendra e qytetit për në Beograd me autobusin tone luksoz. Ndalesa gjatë rrugës. Në mbrëmje, mbërritja në Beograd. Akomodimi në Hotel. Mbrëmja e lirë. Darka opsionale në Restorant tradicional në Skardalija me muzikë. Dita II Pas mëngjesit, city tour i qytetit të Beogradit, ku do të shijoni pamje nga […]

Book Now Ask a Question

Dita I

Nisja në orën 06:00, nga qendra e qytetit për në Beograd me autobusin tone luksoz. Ndalesa gjatë rrugës. Në mbrëmje, mbërritja në Beograd. Akomodimi në Hotel. Mbrëmja e lirë. Darka opsionale në Restorant tradicional në Skardalija me muzikë.

Dita II

Pas mëngjesit, city tour i qytetit të Beogradit, ku do të shijoni pamje nga ndërtesat e qytetit:

  • > Bashkia
  • > Parlamenti
  • > Sheshi “Terazije”
  • > Sheshi i Republikës
  • > Porta “Varosh”
  • > Sheshi “Lirise”
  • > Sheshi “Slavija”

Dreka e lirë. Pasdite nisja drejt Budapestit. Mbërritja në Budapest dhe akomodimi në hotel. Mbrëmja e lirë.

Dita III

Mëngjesi në hotel. Ekskursion me guidë profesionale. Shëtitje me autobus në Budapestin e mrekullueshëm. Gjatë vizitave në vende turistike do t’ju përcillet historia dhe kultura e këtij qyteti. Do të vizitohen:

  • > Kodra Gellert
  • > Fortesa e Peshkatarit
  • > Kisha e Shën Matias
  • > Katedralja e Shën Stefanit
  • > Kështjella Vayda Hunjad
  • > Sheshi i Heronjve
  • > Citadela

Kalimi nëpër urat e Budapestit, si: Ura e Luanëve, Ura e Elisabetës e cila është Ura e parë e varur në Botë, Statuja e Shën Gellertit, kalimi mbi urën e Margaritës. Nisja drejt Bratislaves, shëtitje në pjesën historike të qytetit të Bratislavës ku edhe do të drekohet në një nga restorantet tradicionale të qytetit. Pasdite vonë nisja drejt Vjenës. Mbërritja në Vienë dhe akomodimi në hotel. Mbrëmje e lirë.

Dita IV

Mëngjesi në hotel. Nën drejtimin e Guidës do të fillojmë turin në Vienna. Vizitë në monumentet më të rëndësishëm në Vienna:

  • > Pallati Schonbrunn – Residenca e mëparshme verore e familjes së Hasburgëve
  • > Universitetin Kryesor
  • > Teatrin Kombëtar
  • > Kishën Kushtimore
  • > Holfburg – Residenca 600 vjeçare e Hasburgëve

Dreka e lirë. Pas një dite të gjatë në Vienna, nisemi drejt qytetit të Split-it, Kroaci. Mbërritja në Split dhe akomodimi në hotel. Mbrëmje e lirë.

Dita V

Mëngjesi në hotel. Kalim për dy orë në rrugët e Splitit. Dhe më pas nisja drejt destinacionit fillestar. Ndalesa gjatë rrugës sipas dëshirës. Në mbrëmje, mbërritja ne qender te qytetit.

Fundi shërbimit tonë!!!

  • >> Udhëtimi me autobuz komod përgjatë të gjithë udhëtimit
  • >> Akomodimi në hotel me 3*
  • >> Mëngjesi
  • >> Shëtitje ne pikat historike ne Beograd
  • >> Shëtitje ne pikat historike ne Budapest
  • >> Shëtitje ne pikat historike ne Viene
  • >> Vizitat sipas programit
  • >> Guide vendase
  • >> Sigurim shëndeti në udhëtim për të gjithë ditët
  • >> Shoqërues shqiptar gjatë gjithë udhëtimit
  • Hyrjet ne muzeume
  • x Gjithçka që nuk është përmendur në rubrikën “Të Përfshira”
  • > ME KERKESE
error: Content is protected !!