Skype: uta.al | E-mail: rezervo@uta.al | Telefon: +355692030133
 

Venezia (Avion)

  • Destination: Itali
  • Duration: 4 days
  • Departs: 25/09/2016
  • Price: €349

Venezia mban emrin ndryshe La Serenissima që do të thotë E Qeta. Dallohet për një numër të madh popullsie rreth 300,000 banorë dhe së bashku me lagunën është e mbrojtur nga UNESCO që nga viti 1987. Venezia ka qenë një nga fuqitë më të rëndësishme politike dhe ekonomike si dhe një nga qytetet më të mëdhenj […]

Book Now Ask a Question

Venezia mban emrin ndryshe La Serenissima që do të thotë E Qeta. Dallohet për një numër të madh popullsie rreth 300,000 banorë dhe së bashku me lagunën është e mbrojtur nga UNESCO që nga viti 1987. Venezia ka qenë një nga fuqitë më të rëndësishme politike dhe ekonomike si dhe një nga qytetet më të mëdhenj të Europës. Konsiderohet gjithashtu dhe si qendër e rëndësishme evropiane për arkitekturën dhe veçoritë kulturore që ka.

Dita I

Takimi në aeroportin e rinasit “Nënë Tereza”, Tiranë dhe nisja për në aeroportin e Venezia-s. Mbërritja në aeroportin e Venezia-s, ku na pret një autobus komodë që do na dërgojë në hotel. Mbas akomodimit në Hotel do të vizitojmë disa nga pikat më tërheqëse të këtij qyteti si:

  • > Piazza Erminio Ferretto
  • > Torre Civica di Mestre
  • > Piazza Barche
  • > Casa Della Scarpa Shoe’s

Gjatë vizitës në qytet do të përfitojmë për të ngrënë drekën ku asistenca jonë do të jetë gjithmonë e pranishme. Darka në hotel.

Dita II

Takimi në hollin e Hotelit për të ngrënë mëngjesin. Nisja në orën 09:00 për në qytetin e Venezia-s me autobus komodë deri në Piazzale Roma. Nga këtu nis aventura për të eksploruar të gjitha sekretet e këtij qyteti të mahnitshëm. Këtu do të vizitojmë:

  • > Piazza San Marco
  • > Basilica di San Marco (opsionale)
  • > Palazzo Ducale (opsionale)
  • > Ponte di Rialto
  • > Ponte dell’Accademia
  • > Ponte degli Scalzi
  • > Ponte dei Sospiri
  • > Arsenale
  • > Ca’ Pesaro – Galleria Nazionale d’Arte Moderna
  • > Scuola Grande di San Rocco
  • > Ghetto di Venezia
  • > Shëtitje nëpër Canal Grande (opsionale)

Kthimi për në hotel.

Dita III

City Tour Verona ( 45 Euro PP / min 20 Persona )
Mëngjesi në hotel dhe udhëtimi për në Verona. Verona është e famshme për:

  • > Amfiteatrin romak (Arena di Verona), i cili është i treti për nga madhësia, pas Koloseut në Romë dhe Arenës në Capua
  • > Sheshin Bra (sheshin më të madh të Veronës)
  • > Rruga Mazzini
  • > Piazza delle Erbe (sheshin më antik të Veronës)
  • > Shtëpia e Zhuljetës (një nga atraksionet më romantike në botë, prekja e së cilës sjell fat të mirë)
  • > Piazza dei Signori ( Sheshin e Zotërinjve ) në qendër të së cilit ndodhet Monumenti i Dante Aligerit
  • > Harqet Scaligere (varret monumentale në stilin gotik të familjes Scaligere, dinastia që qeverisi qytetin e Veronës, mes viteve 1262 – 1387)
  • > Ponte di Pietra ku do të shijoni pamjet e mrekullueshme të Lumit Adige.

Mbasdite kohë e lirë dhe mundësi për shopping. Kthimi në Venecia dhe akomodimi në hotel

Dita IV

Takimi në hollin e hotelit për të ngrënë mëngjesin. Shëtitje në qytetin e Mestre dhe kohë e lirë për shopping. Nisja për në aeroportin e Venezia-s për tu kthyer në Tiranë.

Fundi  i shërbimit  tone!

 

  • >> Biletë Avioni vajtje – ardhje Tirane – Venezia – Tirane
  • >> Akomodimi në hotel me 3*
  • >> Mëngjesi
  • >> Shëtitje në Mestre
  • >> Shëtitje në Venezia
  • >> Guide vendase ne Venezia
  • >> Sigurim shëndeti në udhëtim për të gjithë ditët
  • >> Shoqërues shqiptar gjatë gjithë udhëtimit
  • Hyrjet ne muzeume
  • x Gjithçka që nuk është përmendur në rubrikën “Të Përfshira”
  • Date: 13 Maj 2016 –  KONFIMUAR
  •  Date: 25 Shtator 2016 –  DISPONIBEL
  • Date: 23 Tetor 2016 –  DISPONIBEL
  • Date: 27 Nentor 2016 –  DISPONIBEL
  • Date: 24 Dhjetor 2016 –  DISPONIBEL
image_pdfimage_print
error: Content is protected !!