Skype: uta.al | E-mail: rezervo@uta.al | Telefon: +355692030133
 

Strugë – Ohër

  • Destination: Maqedoni, Shqiperia
  • Duration: 2 days
  • Departs: 01/05/2016
  • Price: €50

Ky tur konsiston në vizitën eksploruese të zhvillimit të kulturës dhe traditës së disa qyteteve në Maqedoni: Strugë, Ohër dhe në Shën Naum. Struga është një qytet në qendër të komunës me të njëjtin emër dhe shtrihet në jugperëndim të Maqedonisë. Ky qytet shtrihet në brigjet veriore të Liqenit të Ohrit që është pjesë e paketës […]

Book Now Ask a Question

Ky tur konsiston në vizitën eksploruese të zhvillimit të kulturës dhe traditës së disa qyteteve në Maqedoni: Strugë, Ohër dhe në Shën Naum. Struga është një qytet në qendër të komunës me të njëjtin emër dhe shtrihet në jugperëndim të Maqedonisë. Ky qytet shtrihet në brigjet veriore të Liqenit të Ohrit që është pjesë e paketës turistike. Në fund do të vizitojme dhe Manastirin e Shën Naumit i cili shtrihet po ashtu në brigjet e Liqenit të Ohrit dhe  konsiderohet si vend shprese shërimi për sëmundje.

Dita I

Takimi në orën 07:00 tek pallati i sportit “Ramadan Lau”. Përgatitja për nisje në orën 07:30 drejt për në Strugë. Ndalesa e parë bëhët gjatë rrugës për të ngrënë mëngjesin. Më pas nisemi drejt kufirit me Maqedoninë. Pas kalimit të pikës kufitare drejtohemi drejt qytetit të Strugë-s. Bëhet akomodimi në hotel. Pas një ore shplodhje mblidhemi për të ngrënë drekën e më pas për të shëtitur në qytetin e Strugë-s, ku do të vizitojmë:

  • > Grykëderdhja e Drinit të Zi në Ohër
  • > Ura e Poezise
  • > Rruga e pazarit të vjetër

Mbrëmja në lokalin e hotelit me muzikë live dhe Dj.

Dita II

Pas ngrënies së mëngjesit, takimi në hollin e hotelit në orën 08:00 ku do të largohemi nga qyteti i Strugë-s dhe nisja drejt qytetit të Ohrid. Shëtitja në qytet përgjatë gjithë paradites ku do të shikohen:

  • > Porta e Qytetit të vjetër
  • > Teatri antik
  • > Kalaja e Samuelit
  • > Bazilika e vjetër Kristiane
  • > Shën Panteleimon
  • > Plaosnik (Kisha e Shën Xhonit ne Kaneo)
  • > Kisha e Shën Sofisë
  • > Muzeu Nacional

Më pas mblidhemi të gjithë për të vazhduar rrugën drejt Shën Naumit. Ndalojmë për ta vizituar e për të bërë disa fotografi. Pas shëtitjes në Shën Naum nisemi drejt kufirit me Shqipërinë. Më pas sugjerohet që dreka të hahet në Pogradec ku pas saj do të vizitojmë:

  • > Drilonin
  • > Shtëpinë në të cilën është zhvilluar filmi “Zonja nga Qyteti”

Pas mbarimit të vizitave në Strugë, Ohër e Shën Naum nisemi drejt destinacionit fillestar.

Fundi i shërbimit tonë!!!

 

  • >> Udhëtimi me autobuz komod përgjatë të gjithë udhëtimit
  • >> Akomodimi në hotel me 3*
  • >> Mëngjesi
  • >> Shëtitje ne pikat historike ne Oher
  • >> Shëtitje ne pikat historike ne Struge
  • >> Shëtitje ne pikat historike ne Shen Naum
  • >> Sigurim shëndeti në udhëtim për të gjithë ditët
  • >> Shoqërues shqiptar gjatë gjithë udhëtimit
  • Hyrjet ne muzeume
  • x Gjithçka që nuk është përmendur në rubrikën “Të Përfshira”
  •  Date: 06 Mars 2016  –  KONFIRMUAR
  • Date: 24 Prill 2016 –  KONFIRMUAR
  • Date: 01 Maj 2016 –  DISPONIBEL
  • Date: 29 Maj 2016 –  DISPONIBEL
  • Date: 25 Shtator 2016  –  DISPONIBEL
  • Date: 16 Tetor 2016 –  DISPONIBEL
  • Date: 30 Tetor 2016 –  DISPONIBEL
  • Date: 26 Nentor 2016 –  DISPONIBEL
  • Date: 23 Dhjetor 2016  –  DISPONIBEL
error: Content is protected !!