Skype: uta.al | E-mail: rezervo@uta.al | Telefon: +355692030133
 

Stamboll (Avion)

  • Destination: Turqi
  • Duration: 4 days
  • Departs: 13/05/2016

Dita I Fluturimi për në Stamboll. Mbërritja në Aeroportin e Stamboll-it, pritja nga përfaqësuesi ynë dhe transferta per ne hotel. Akomodimi ne hotel dhe darka ne nje restorant tipik Turk.   Dita II Takimi në hollin e hotelit për të ngrënë mëngjesin. Në orën 08:30 nisja për një tur ditor ku do të vizitojmë: > […]

Book Now Ask a Question

Dita I

Fluturimi për në Stamboll. Mbërritja në Aeroportin e Stamboll-it, pritja nga përfaqësuesi ynë dhe transferta per ne hotel. Akomodimi ne hotel dhe darka ne nje restorant tipik Turk.

 

Dita II

Takimi në hollin e hotelit për të ngrënë mëngjesin.
Në orën 08:30 nisja për një tur ditor ku do të vizitojmë:

  • > Xhaminë Blu
  • > Hipodromin që është  ndërtesë rivale me Coloseumin e famshëm romak
  • > Shtyllën e gjarpërit nga delfi
  • > Pallati Top Kapi
  • > Vizitë e bazilikates ose Cisternave
  • > Sheshin Aristoteli
  • > Vizitë në kullën e Bardhë
  • > Vizitë në disa Kisha Ortodokse ku më interesantia është Kisha e Shën Dhimitrit
  • > Vizita të tjera do të kemi dhe në zonën e Kalasë së vjetër si dhe në ish zonën osmane

Kthimi në hotel (Mbas darke mund të shkojmë në Gar Hall Music (Harem) është një nga Haremet më të preferuar të Stamboll-it ku keni mundësinë të shijoni gatimet tradicionale Turke dhe njëkohësisht të shoqëruar nga muzika dhe show i këngëtarëve dhe balerinave turke. (OPSIONALE)

Dita III

Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit në hotel nën drejtimin e guides tonë do të organizojmë një shëtitje me anije në Bosfor (39 euro për person – Opsionale). Do të organizojmë një kalim panoramik në të gjithë Bosforin ku do të kemi mundësi të shikojmë mrekullitë e tij. Do të shikojmë Pallatin Dolmabahce(Pallatin e Sulltanit i cili shquhet për stilin e ndërtimit të tij). Gjatë udhëtimit me anije do kemi mundësi ti drejtohemi bregut tjetër i cili do na ofrojë një pamje të mrekullueshme të Stambollit.
Ne mbremje spektakël me Muzikë Live, Belly Dancer dhe menu të bollshme këto dhe shumë aktivitete të tjera do të keni mundësin ti shijoni në Turkish Night

Dita IV

Mëngjesi në Hotel. Kohë e lirë për të bërë Pazar në rrugën e famshme tregtare të Stamboll-it. Mbasdite  transfertë me autobus për në aeroport. Udhëtim me avion për në Shqipëri. Mbërritja në aeroportin e Rinasit.

Fundi i shërbimit tonë!!!

 

  • >> Udhëtimi me autobuz komod per te gjitha transfertat
  • >> Akomodimi në hotel me 4*
  • >> Mëngjesi
  • >> Biletat avioni Tirane – Stamboll – Tirane
  • >> Shëtitje ne pikat historike ne Stamboll
  • >> Guidë lokale
  • >> Sigurim shëndeti në udhëtim për të gjithë ditët
  • >> Shoqërues shqiptar gjatë gjithë udhëtimit
  • Hyrjet ne muzeume
  • x Gjithçka që nuk është përmendur në rubrikën “Të Përfshira”
  • Date 13 Maj 2016 – DISPONIBEL 
  • Date 25 Shtator 2016 – DISPONIBEL 
  • Date 23 Tetor 2016 – DISPONIBEL 
  • Date 27 Nentor 2016 – DISPONIBEL 
error: Content is protected !!