Skype: uta.al | E-mail: rezervo@uta.al | Telefon: +355692030133
 

Selanik

  • Destination: Greqi
  • Duration: 3 days
  • Departs: 29/05/2016
  • Price: €105

Ky tur panoramik ka si pikësynim eksplorimi qytetin e bukur të Selanik-ut. Ky qytet zë një vend të rëndësishëm jo vetëm në demografinë e shtetit të Greqisë por edhe për kulturën që mbart gjatë viteve. Rradhitet si qyteti i dytë më i madh në Greqi dhe kjo në çdo aspekt. Turi panoramik në këtë qytet do […]

Book Now Ask a Question

Ky tur panoramik ka si pikësynim eksplorimi qytetin e bukur të Selanik-ut. Ky qytet zë një vend të rëndësishëm jo vetëm në demografinë e shtetit të Greqisë por edhe për kulturën që mbart gjatë viteve. Rradhitet si qyteti i dytë më i madh në Greqi dhe kjo në çdo aspekt. Turi panoramik në këtë qytet do të zgjasë 3 ditë.

Dita I

Nisemi nga qendra e qytetit në orën 05:00. Pas një udhëtimi prej 3 orësh mbërrijmë në qytetin e Pogradecit duke shijuar kështu edhe liqenin e bukur të Pogradecit. Gjatë rrugës do të kemi ndalesë për kafe dhe për të shijuar mëngjesin. Rinisim udhëtimin tonë drejt qytetit të Korçës dhe mbërrijmë në pikën kufitare të Kapshticës. Pas procedurave kufitare i drejtohemi qytetit Kastoria. Kastoria është e pozicionuar në veri të Greqisë, në bregun perëndimor të liqenit të Orestiada, një luginë të rrethuar me male gëlqerore. Kastoria si një qytet i lashtë është i mirënjohur për shumë kisha bizantine, ka një arkitekturë të brendshme që daton nga periudha otomane, gjithashtu ka të zhvilluar peshkimin (trofta). Mundësi për drekën fakultative në këtë qytet. Vazhdojmë udhëtimin duke kaluar në qytete të njohura si Kozani, Veria dhe mbërritja në mbrëmje në Selanik. Akomodimi në hotel.

Dita II

Pas mëngjesit në hotel fillojmë vizitën tonë panoramike të qytetit të Selanik-ut. Selanik-u, qyteti i dytë i Greqisë për nga madhësia, ekonomia, tregtia dhe jeta politike. Gjate tourit mund te vizitojme:

  • Muzeun Arkeologjik të Selanik-ut ku keni mundësi të njiheni me vlerat arkeologjike të mbledhura gjatë periudhës së Perandorisë Romake
  • Kullën e Bardhë në sheshin qendror të qytetit e ndërtuar në shekullin e XV, është një monument dhe muze. Fillimisht e ndërtuar nga osmanët për fortifikimin e qytetit, ajo u bë një burg famëkeq dhe skena e ekzekutimeve masive gjatë periudhës së sundimit osman. Eshtë rimodeluar në thelb pasi Greqia fitoi kontrollin e qytetit në 1912 e adoptuar si simbol i qytetit
  • Kishën e St. Sofia
  • Kishën Bizantine të St. Demetrios si dhe në varrin e tij
  • Ancient Agora (pazari qëndror në qytetin e Selanik-ut)

Turi do të përfundojë në sheshin e Aristotelit duke shijuar bukuritë e bregdetit dhe kohë në dispozicion për drekën e cila është fakultative. Mbasdite e lirë në qytetin e Selanik-ut.

Dita III

Pas mëngjesit në hotel largohemi nga Selanik-u e nisemi drejt Tiranës. Rrugës në kthim i drejtohemi qyteteve të Verias, Kozani. Do kemi mundësi për të shijuar rrugën panoramike të kësaj zone e cila ndahet nga autostrada e re me më shumë se 12 tunele të rinj. Më pas i  drejtohemi qytetit të Kastorias për një pushim të shkurtër. Ndalesa tjetër do të jetë në kufirin e Kapshticës ku do të kryhen procedurat kufitare. Opsion për kafe në Pogradec dhe më pas mberritja në destinacionit fillestar.

Fundi i shërbimit tonë!!!

  • >> Udhëtimi me autobuz komod përgjatë të gjithë udhëtimit
  • >> Akomodimi në hotel me 3*
  • >> Mëngjesi
  • >> Shëtitje ne pikat historike ne Selanik
  • >> Shëtitje ne Kastoria
  • >> Vizitat sipas programit
  • >> Sigurim shëndeti në udhëtim për të gjithë ditët
  • >> Shoqërues shqiptar gjatë gjithë udhëtimit
  • Hyrjet ne muzeume
  • x Gjithçka që nuk është përmendur në rubrikën “Të Përfshira”
  • Date: 24 Mars 2016  –  KONFIRMUAR
  • Date: 25 Prill 2016  – KONFIRMUAR
  • Date: 29 Maj 2016  DISPONIBEL
  • Date: 23 Shtator 2016  DISPONIBEL
  • Date: 16 Tetor 2016  DISPONIBEL
error: Content is protected !!