Skype: uta.al | E-mail: rezervo@uta.al | Telefon: +355692030133
 

Sarajeve

  • Destination: Bosnje
  • Duration: 3 days
  • Departs: 13/05/2016
  • Price: €120

Dita I Nisja nga qëndra e qytetit me autobusin tonë luksoz në 05:00 të mëngjesit  drejt pikës kufitare të Hanit të Hotit. Ndalesa e parë në Shkodër për një kafe. Pas praktikave doganore nisja drejt Bosnjes me itinerar: Podgoricë-Nikshiq-Sarajevo.  Sarajevo është kryeqyteti si dhe qyteti më i madh i Bosnje dhe Hercegovinës. Sarajevo shtrihet në luginën e […]

Book Now Ask a Question

Dita I

Nisja nga qëndra e qytetit me autobusin tonë luksoz në 05:00 të mëngjesit  drejt pikës kufitare të Hanit të Hotit. Ndalesa e parë në Shkodër për një kafe. Pas praktikave doganore nisja drejt Bosnjes me itinerar: Podgoricë-Nikshiq-Sarajevo.  Sarajevo është kryeqyteti si dhe qyteti më i madh i Bosnje dhe Hercegovinës. Sarajevo shtrihet në luginën e Bosnjes, e rrethuar nga Alpet Dinarike ajo ndodhet në zemër të Juglindjes së Europës dhe Ballkanit. Ndalesa të shkurtra gjatë rrugës. Mbërritja në qytetin Sarajevo. Akomodimi në hotel.
Darka në hotel dhe mbas darke shëtitje e lirë ose vajtje në një lokal me muzikë.

Dita II

Pas mëngjesit në hotel rreth orës 08:00 fillojmë guidat tona. Guida do të fillojë me një tour panoramik te “Sarajevo gjatë luftës”, më pas do të vizitohet pika e famshme turistike:

  • > Verdho Bosnie
  • > Muzeu i Tunelit, i cili gjatë 4 viteve që Sarajevo ishtë nën pushtim, ishte e vetmja rrugë për të hyrë dhe dalë nga Sarajevo
  • > Bascarsija, pjesa e vjetër e qytetit, e cila për nga vlera historike dhe kulturore është në mbrojtjen e Unesco-s
  • > Xhaminë e Beut e cila është ndërtuar para 600 vjetësh
  • > Medresa Kursumlija, shkolla Myslimane e ndërtuar gjithashtu para 600 vjetësh
  • > Qendrën kryesore të qytetit, Vijecnica – e ndërtuar gjatë pushtimit Austro-Hungarez
  • > Kishën Orthodokse në Sarajevo e cila është një nga kishat më të vjetra në Ballkan ndërtuar në shekullin 5/6 AD
  • > Katedralen e Zemrës së Krishtit, më e madhja në Bosnje – Hercegovinë
  • > Tempullin e vjetër hebre i cili është rikonstuktuar në vitin 1821 dhe sot është sinagoga e vetme në Sarajevo
  • > Burimin e ujit Sebilj (burimi i bamirësisë) i cili gjendet në qendër të qytetit dhe është ndërtuar  në vitin 1754 ku ekziston edhe nje legjende mjaft e bukur për të
  • > Urën Latine e cila është ndërtuar në vitin 1798 dhe është bërë e famshme pasi në të janë vrare Duka Fedinand me gruan e tij Sofi
  • > Urën Romake e cila është ndërtuar midis viteve 1530-1550 në periudhën otomane  dhe ka shërbyer si pika hyrëse perëndimore në qytetin e Sarajevo-s.

Kohë e lirë për drekë. Pazar, suvenire, kafe etj. Pasdite e lirë. Darka ne hotel dhe më pas opsionale, edhe të organizuar në lokal me muzikë.

Dita III

Mëngjesi në hotel. Nisja drejt qytetit të Mostarit, ku dhe do të shohim pjesën e vjetër të këtij qyteti ku karakteristike është Ura e Vjetër. Mundësi për shopping suveniresh në tregun e turistëve mbi urë. Vazhdimi i rrugës drejt Shqiperisë. Rruga e kthimit do të bëhet përgjatë bregdetit Kroat, një perlë e vërtetë. Ndalesa të shkurtra në kthim vetëm për fotografi në Dubrovnik, dhe Sveti Stefan.  Në  darkë  vonë mbërritja në destinacionin fillestar.

Fundi shërbimit tonë!

 

  • >> Udhëtimi me autobuz komod përgjatë të gjithë udhëtimit
  • >> Akomodimi në hotel me 3*
  • >> Mëngjesi
  • >> Shëtitje ne pikat historike ne Sarajeve
  • >> Vizitat sipas programit
  • >> Guide vendase
  • >> Sigurim shëndeti në udhëtim për të gjithë ditët
  • >> Shoqërues shqiptar gjatë gjithë udhëtimit
  • Hyrjet ne muzeume
  • x Gjithçka që nuk është përmendur në rubrikën “Të Përfshira”
  • Date: 13 Maj 2016 –  DISPONIBEL
  •  Date: 25 Shtator 2016 –  DISPONIBEL
  • Date: 23 Tetor 2016 –  DISPONIBEL
  • Date: 27 Nentor 2016 –  DISPONIBEL
error: Content is protected !!