Skype: uta.al | E-mail: rezervo@uta.al | Telefon: +355692030133
 

Roma

  • Destination: Itali
  • Duration: 3 days
  • Departs: 13/05/2016
  • Price: €349

I quajtur ndryshe  dhe “Qytet Botëror”, Roma është një nga destinacionet më të lakmuara nga turistët. Ka zënë një vend të rëndësishëm si një nga qytetet më të zhvilluara që në fillesat e qytetërimit perëndimor. Qyteti dallohet me arkitekturën e spikatur në stilin barok. Është e renditur si një nga qytetet më të rëndësishme globale […]

Book Now Ask a Question

I quajtur ndryshe  dhe “Qytet Botëror”, Roma është një nga destinacionet më të lakmuara nga turistët. Ka zënë një vend të rëndësishëm si një nga qytetet më të zhvilluara që në fillesat e qytetërimit perëndimor. Qyteti dallohet me arkitekturën e spikatur në stilin barok. Është e renditur si një nga qytetet më të rëndësishme globale si dhe një qytet mjaft i suksesshëm në aspektin e reputacionit dhe pasurive që ka.

Dita I

Takimi në orën 19:00 në qendër të qytetit. Akomodimi në autobus luksoz me ajër të kondicionuar dhe drejtimi për në portin e qytetit. Pas kontrollit të pasaportave nga autoritetet kompetente bëhet akomodimi në traget sipas dhomave përkatëse.

Dita II

Mbërritja në Portin e Barit rreth orës 08:15 të mëngjesit. Një shëtitje e shkurtër nëpër qytet për të parë:

  • > Antikitetin e Barit të vjetër
  • > Shëtitoren përgjatë bregdetit
  • > Muzeun
  • > Bashkinë e një sërë strukturash të tjera

Pas kësaj shëtitjeje të shkurtër vazhdojmë udhëtimin tonë me autobus luksoz me ajër të kondicionuar nga Bari në drejtim të kryeqytetit të Italisë, Roma. Gjatë udhëtimit janë parashikuar ndalesa për çlodhje. Rreth orës 16:30 është parashikuar mbërritja në qytetin e famshëm të Pompeit, Napoli. Menjëherë bëhet një vizitë në këtë antikitet e cila mund të zgjasë rreth 2 orë. Pas përfundimit të vizitës si edhe të fotografive të shumta drejtohemi me autobuzin tonë drejt për në Romë. Mbërritja parashikohet rreth orës 20:00. Bëhet akomodimi në hotel sipas dhomave, e më pas një shëtitje në qëndrën e qytetit.

Dita III

Mëngjesi në hotel e më pas drejtimi ynë për të vizituar disa vepra madhështore si:

  • > Fontana di Trevi
  • > Piazza di Spagna
  • > Vaticani
  • > Coloseum
  • > Piazza del Popolo
  • > Bocca della verità
  • > Castel Gandolfo

si dhe shëtitje nëpër rrugët kryesore të qytetit. Pas ngrënies së drekës i gjithë grupi drejtohet për të vizituar një qendër tregtare pranë qytetit.

Mbrëmja është planifikuar në një restorant në Romë me muzikë live.

Dita IV

Mëngjesi në hotel, më pas vazhdimi i udhëtimit me autobuzin tonë për në qytetin e Barit. Gjatë rrugës janë parashikuar edhe ndalesa të tjera. Përpara mbërritjes në portin e qytetit të Barit, i gjithë grupi drejtohet për të parë një qendër tjetër tregtare, një OUTLET. Rreth orës 20:00 bëhet nisja nga Outlet-i për në portin e Barit, ku pas kontrollit të pasaportave nga autoritetet kompetente bëhet akomodimi sipas dhomave.

Dita V

Mbërritja në portin e qytetit të Durrës-it rreth orës 08:15. Pas mbërritjes në port bëhet ndalesa e fundit në qendër të qytetit.

Fundi i shërbimit tonë!!!

  • >> Udhëtimi me autobuz komod përgjatë të gjithë udhëtimit
  • >> Akomodimi në hotel me 3*
  • >> Mëngjesi
  • >> Biletat e tragetit Durres – Bari – Durres
  • >> Shëtitje ne pikat historike ne Bari
  • >> Shëtitje ne pikat historike ne Rome
  • >> Shëtitje ne pikat historike ne Napoli
  • >> Sigurim shëndeti në udhëtim për të gjithë ditët
  • >> Shoqërues shqiptar gjatë gjithë udhëtimit
  • Hyrjet ne muzeume
  • x Gjithçka që nuk është përmendur në rubrikën “Të Përfshira”
  • Date: 13 Maj 2016 –  DISPONIBEL
  • Date: 25 Shtator 2016 –  DISPONIBEL
  • Date: 23 Tetor 2016 –  DISPONIBEL
  • Date: 27 Nentor 2016 –  DISPONIBEL
  • Date: 25 Dhjetor 2016  –  DISPONIBEL
error: Content is protected !!