Skype: uta.al | E-mail: rezervo@uta.al | Telefon: +355692030133
 

Prizren – Prishtine – Shkup – Bitola – Oher – Struge

  • Destination: Kosove, Shqiperi, Shqiperia
  • Duration: 3 days
  • Departs: 29/05/2016
  • Price: €120

Dita I Nisja në orën 05:00 nga qendra e qytetit për t’ju drejtuar kryeqytetit të Kosovës. Rrugës ndalesa të ndryshme për t’u shlodhur dhe mbas rreth 3 orësh bëjmë një ndalesë më të gjatë në Prizren ku do te vizitohen: > Ura e Gurit > Shtëpia Muze e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit > Xhamia e Sinan […]

Book Now Ask a Question

Dita I

Nisja në orën 05:00 nga qendra e qytetit për t’ju drejtuar kryeqytetit të Kosovës.
Rrugës ndalesa të ndryshme për t’u shlodhur dhe mbas rreth 3 orësh bëjmë një ndalesë më të gjatë në Prizren ku do te vizitohen:

  • > Ura e Gurit
  • > Shtëpia Muze e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit
  • > Xhamia e Sinan Pashës
  • > Kalaja e Prizrenit

Mbas vizitës në këtë qytet piktoresk i drejtohemi metropolit të shtetit më të ri në Europë. Prishtina edhe pse një qytet më i ri së Prizreni nuk i mungojnë atraksionet dhe vendet për të vizituar. Rreth orës 13:30 mbërrijmë në Prishtinë dhe mbas sistemit në hotel, së bashku me asistencën e guidës, do nisemi në eksplorimin e qytetit ku mbasi te drekojmë do të vizitojmë:

  • > Bibliotekën Kombëtare të Kosovës
  • > Statujën e Nënë Terezës
  • > Statuja e Gjergj Kastriot Skënderbeut
  • > Muzeu i Kosovës
  • > Xhamia e Carshise
  • > Ndërtesa e akademise
  • > Kulla e sahatit
  • > Xhamia Fatih ose “Xhamia Perandorake“
  • > Hamami i madh
  • > Muzeu etnografik
  • > New Born

Mbas kësaj vizite të gjatë rikthehemi në hotel ku pergatitemi për darkën fastastike dhe më pas mbrëmje e organizuar në një nga clubet e mrekullueshme që të ofron ky kryeqytet i shquar për jetën e natës.

Dita II

Pas mëngjesit nisje për në qytetin historik të Bitola-s ndryshe i njohur si Manastiri. Mbas kalimit të kufirit mes Kosovës dhe Maqedonisë i drejtohemi kryeqytetit, Shkupit. Në Shkup kemi mundësinë të ndalojmë për një vizitë të shkurtër rreth qendrës së qytetit. Këtu kemi mundësi të konsumojmë dhe drekën fakultative gjithmonë nën asistencën e shoqëruesve. Mbas dreke i drejtohemi qytetit historik të Bitolas. Fillojmë turin tonë duke vizituar:

  • >Kullën e Sahatit e cila është e ndërtuar që në shekullin e XVI
  • > Kishën e Shën Dhimitri
  • > Pazarin e mbuluar dhe pazarin e vjetër
  • > Xhamine e Ajdar Kadiut e cila është një nga monumentet më terheqëse të arkitekturës Islamike të qytetit të Bitolës.

Akomodimi dhe darka në hotel. Mbas darke, mbrëmje e organizuar në një nga clubet e zonës.

Dita III

Pas mëngjesit në hotel nisemi për në Ohër. Në këtë qytet kemi mundësi të vizitojmë:

  • > Kalanë e Ohrit (Kalaja e Samuelit)
  • > Teatri Antik
  • > Kishën e Shën Sofia
  • > Kishën e Shën Klementit

Më pas do të vazhdojmë udhëtimin buzë Liqenit të Ohrit për në Strugë. Mbas një shëtitje relaksuese buzë liqenit në Strugë mund të perfitojmë për të konsumuar drekën. Mbas dreke i drejtohemi kufirit shqiptar për të vazhduar për në destinacionin tonë final në Durrës. Mbërritja në Durrës.

Fundi i shërbimit tonë!!!

  • >> Udhëtimi me autobus komod përgjatë të gjithë udhëtimit
  • >> Akomodimi në hotel me 3*
  • >> Mëngjesi
  • >> Shëtitje ne pikat historike ne Prizren
  • >> Shëtitje ne pikat historike ne Prishtinë
  • >> Shëtitje ne pikat historike ne Bitola
  • >> Shëtitje ne pikat historike ne Ohër
  • >> Sigurim shëndeti në udhëtim për të gjithë ditët
  • >> Shoqërues shqiptar gjatë gjithë udhëtimit
  • Hyrjet ne muzeume
  • x Gjithçka që nuk është përmendur në rubrikën “Të Përfshira”
  • Date: 24 Mars 2016  – KONFIRMUAR
  • Date: 25 Prill 2016  – KONFIMUAR
  • Date: 29 Maj 2016  DISPONIBEL
  • Date: 23 Shtator 2016  DISPONIBEL
  • Date: 16 Tetor 2016  DISPONIBEL
error: Content is protected !!