Skype: uta.al | E-mail: rezervo@uta.al | Telefon: +355692030133
 

Prishtinë

  • Destination: Kosove, Shqiperia
  • Duration: 2 days
  • Departs: 01/05/2016
  • Price: €55

Dita I Udhëtimi drejt metropolit të Kosovës do të nisë në orën 05:00 nga qëndra e qytetit. Gjatë turit do të bëhen disa ndalesa, përfshirë dhe qytetin e Prizrenit, i cili cilësohet si “Qyteti MUZE” për nder të kulturës së pasur, derisa të arrijmë në destinacionin tonë përfundimtar: “Prishtina”. Në këtë pushim të shkurtër do […]

Book Now Ask a Question

Dita I

Udhëtimi drejt metropolit të Kosovës do të nisë në orën 05:00 nga qëndra e qytetit. Gjatë turit do të bëhen disa ndalesa, përfshirë dhe qytetin e Prizrenit, i cili cilësohet si “Qyteti MUZE” për nder të kulturës së pasur, derisa të arrijmë në destinacionin tonë përfundimtar: “Prishtina”. Në këtë pushim të shkurtër do të vizitohen:

  • > Ura e Gurit – simbol osman i Prizrenit, i ndërtuar në 1534 nga Ali Beu
  • > Shtëpia Muze e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit – është një nga vendet më historike në të cilën është mbajtur Lidhja e Prizrenit më 10 qershor 1878
  • > Xhamia e Sinan Pashës – Xhamia më e shquar në Prizren, e ndërtuar më 1615
  • > Kalaja e Prizrenit – fortesë e vjetër, e cila ka qenë një vend për mbrojtje dhe strehim që nga koha parahistorike.

Pas këtij qyteti do të vazhdojmë drejt për në Prishtinë, kryeqytetit antik të Kosovës. I shtrirë në mes të lumenjve të Prishtevkes dhe Vellushes, Prishtina mban një territor banimi 7000 vjeçarë mbi supe. Prishtina do ketë shumë për të na treguar. Do të flasin monumentet e shumta që ajo ka, xhamia, Akademia e Shkencave dhe e Arteve, do të flasë historia e gjatë e zhvillimit të këtij qyteti.

Mbërritja në këtë qytet Prishtina do të jetë në orën 13:30 dhe pas sistemimit në hotel, së bashku me asistencën e guidës do të njohim më nga afer Prishtinë-n duke vizituar:

  • > Bibiotekën Kombëtare të Kosovës
  • > Statujën e Nënë Terezës
  • > Statuja e Gjergj Kastriot Skënderbeut
  • > Muzeu i Kosovës
  • > Xhamia e Carshisë
  • > Ndërtesa e akademisë
  • > Kulla e sahatit
  • > Xhamia Fatih ose “Xhamia Perandorake“
  • > Hamami i madh
  • > Muzeu etnografik
  • > New Born

Mbas kësaj vizite të gjatë rikthehemi në hotel ku përgatitemi për darkën fastastike në një nga klubet e mrekullueshme që të ofron ky kryeqytet i shquar për jetën e natës.

Dita II

Mbasi të konsumojmë mëngjesin në hotel, nisemi për në qendrën tregtare në Prishtinë ku do keni mundësi të bëni shooping. Më pas i drejtohemi qytetit të Prekazit ku ndodhet shtëpia e Adem Jasharit, heroit të Kosovës. Aty do të kemi mundësi të vizitojme:

  • > Varrezat e Dëshmorëve Jashari
  • > Shtëpinë ku është bërë atentati ndaj familjes Jashari.

Ketu keni mundësi për të blerë suvenire të ndryshme si dhe për të konsumuar drekën. Mbas kësaj vizite i drejtohemi kufirit të Kosovës për tu kthyer në Durrës. Rrugës ndalesa të ndryshme sipas dëshirës së pjestarëve të grupit.

Fundi i shërbimit tonë!!!

  • >> Udhëtimi me autobuz komod përgjatë të gjithë udhëtimit
  • >> Akomodimi në hotel me 3*
  • >> Mëngjesi
  • >> Shëtitje ne pikat historike ne Prizren
  • >> Shëtitje ne pikat historike ne Prishtine
  • >> Shëtitje ne pikat historike ne Prekaz
  • >> Sigurim shëndeti në udhëtim për të gjithë ditët
  • >> Shoqërues shqiptar gjatë gjithë udhëtimit
  • Hyrjet ne muzeume
  • x Gjithçka që nuk është përmendur në rubrikën “Të Përfshira”
  •  Date: 06 Mars 2016  –  KONFIRMUAR
  • Date: 24 Prill 2016 –  KONFIRMUAR
  • Date: 1 Maj 2016 –  DISPONIBEL
  • Date: 29 Maj 2016 –  DISPONIBEL
  • Date: 25 Shtator 2016 –  DISPONIBEL
  • Date: 16 Tetor 2016 –  DISPONIBEL
  • Date: 30 Tetor 2016 –  DISPONIBEL
  • Date: 26 Nentor 2016 –  DISPONIBEL
  • Date: 23 Dhjetor 2016  –  DISPONIBEL
error: Content is protected !!