Skype: uta.al | E-mail: rezervo@uta.al | Telefon: +355692030133
 

Mynih

  • Destination: Gjermani, Itali, Kroaci, Mali i Zi, Slloveni
  • Duration: 5 days
  • Price: €320

Një paketë turistike që ofron shumë! Një tur i gjatë që nis me Malin i Zi, vazhdon me qytetin historik të Dubrovnikut, me Ljubjanën, Mynihun, Venecian – ishullin e të dashuruarve dhe mjaft vende të tjera që presin të eksplorohen prej nesh. Mynihu do jetë një prej ndalesave më të rëndësishme. I rradhitur si vendi […]

Book Now Ask a Question

Një paketë turistike që ofron shumë! Një tur i gjatë që nis me Malin i Zi, vazhdon me qytetin historik të Dubrovnikut, me Ljubjanën, Mynihun, Venecian – ishullin e të dashuruarve dhe mjaft vende të tjera që presin të eksplorohen prej nesh.

Mynihu do jetë një prej ndalesave më të rëndësishme. I rradhitur si vendi i tretë për nga madhësia e qyteteve, i dalluar si një nga qendrat më të rëndësishme ekonomike dhe kulturore të Republikës Federative Gjermane. Ndaj BËJENI tuajin këtë paketë turistike!

Dita I

Nisja në orën 04:00 për në Muriqan. Mbërritja në Muriqan e mbas procedurave të kalimit në pikën doganore nisemi për në Bar (Tivar). Një vizitë panoramike e qytetit bregdetar dhe më pas nisja për në qytetin historik te Dubrovnikut ku do të zhvillojmë një tjetër vizitë panoramike në brendësi të qytetit të vjetër. Gjatë vizitës do vizitojmë:

  • > Manastirin Françeskan & Domenikan
  • > Portën e Pilës dhe shatërvanin e Onofrios
  • > Katedralen e qytetit si dhe farmacinë e vjetër
  • > Kullën e Mincetës dhe portin e qytetit.

Pas kësaj vizite të mrekullueshme i drejtohemi qytetit-port të Zadarit ku do të bëhet akomodimi në hotel dhe darka. Në mbrëmje vizitë panoramike nëpër qytet në shoqerimin e guidës Shqiptare.

Dita II

Mëngjesi në hotel e më pas nisja drejt kufirit me Gjermaninë për t’u drejtuar më pas drejt qytetit të birrave dhe të futbollit, Mynih-ut. Gjatë rrugës ndalesa të ndryshme për të admiruar peisazhe madhështore të Kroacisë e Slovenisë. Vizitë panoramike në kryeqytetin e Slovenisë, Ljubljana. Mbas vizitës në Ljubljane rinisemi për në Mynih ku bëjmë dhe akomodimin në hotel. Në mbrëmje një natë fantastike e mbushur me atmosferën bavareze të birrës në një beer garden të rezervuar posaçërisht për ju.

Dita III

Mëngjesi në hotel. Do ta fillojmë vizitën tonë duke zbritur në qendrën e Mynih-ut aty ku çdo vit në muajin tetor organizohet festivali më i njohur në botë October Fest, ku për dy javë rresht harxhohen rreth 8 milion litra birrë gjermane cilësore. Aty na pret guida lokale e liçensuar e cila do na shoqerojë në:

  • > Vizitën e qendrës së qytetit ku do të njihemi me historinë e këtij qyteti madhështor.
  • > Vizitën në Pallatin madhështor të Nymphenburg i ndërtuar që rreth viteve 1664 i njohur si Pallati i Ferdinandit dhe Adelaidës.
  • > Një vizitë të shkurtër në Monumentin e Lëvizjes së Trëndafilit të Bardhë që i kushtohet qëndresës së disa studentëve dhe pedagogëve të universitetit të Mynih-ut në kohën e Luftës së Dytë Botërore.
  • > Vizitën në sheshin historik Odeon Splatz, shesh i cili në kohën që Hitleri u bë kancelar u vendos që çdo person që do të kalonte në këtë shesh duhet të përshendeste me mënyrën fashiste.
  • > Vizitën e Kishës së Shën Kajetan, një kishë mjaft e madhe dhe e bukur që i shpëtoi bombardimeve të shumta.
  • > Vizitën e muzeut të BMW-së.

Pas vizitave në qytetin e Mynih-ut duke kaluar përmes Zvicrës përrallore i drejtohemi “ishullit” te Venezias. Rrugës janë programuar ndalesa të ndryshme e më pas akomodimi në hotel në Venezia dhe darka në një tratori tipike me kuzhinë italiane.

Dita IV

Mëngjesi në hotel. Nisemi me autobuzin tonë luksoz për të eksploruar pjesën tjetër të qytetit të Venecias. Do të fillojmë me stacionin e parë Troncheto, më pas marrim tragetin e ujit dhe pas gjashtë stacionesh mbërrijmë në sheshin kryesor të Shën Markos.

  • > Vizitë në Bazilikën e Shën Markos më një arkitekturë impresionuese ku ndërthuren stile të ndryshme të ndërtimit.
  • > Pallati i Dukës që ka qenë kryeqendra e Republikës së Venedikut nga krijimi deri në rënien e saj në 1797.
  • > Ura e psherëtimave.
  • > Burgu i vjetër i Republikës.
  • > Vizitë përgjatë shëtitores së famshme ku janë dyqanet me produktet më të njohura në botë.
  • > Vazhdojmë për në Kalanë e madhe  me urën e famshme ku mund të shikoni varkat tipike të quajtura “Gondola”.
  • > Galeria e Akademisë së Arteve të Bukura që është një nga muzetë më në zë të Italisë me plot 24 dhoma dhe 3 ndërtesa Historike.
  • > Në fund do të shikojmë arsenalen, krenarinë e forcave të marinës së Venezias.

Pas vizitës në Venezia nisemi drejt qytetit të Splitit. Rrugës do të kemi ndalesa të ndryshme. Mbërritja në Split, akomodimi dhe darka në hotelin tonë. Vizitë panoramike e qytetit nën shoqërinë e guidës.

Dita V

Mëngjesi në hotel e nisja me grupin drejt Malit të Zi. Ndalesa të ndryshme rrugës dhe një vizitë panoramike në qytetin e Budvës si dhe Shën Stefani. Më pas kalimi i pikës kufitare dhe drejtimi për në destinacionin fillestar.

Fundi i shërbimit tonë!!!

 

  • >> Udhëtimi me autobuz komod përgjatë të gjithë udhëtimit
  • >> Akomodimi në hotel me 3*
  • >> Mëngjesi
  • >> Shëtitje ne pikat historike ne Dubrovnik
  • >> Shëtitje ne pikat historike ne Mynih
  • >> Shëtitje ne pikat historike ne Venezia
  • >> Vizitat sipas programit
  • >> Guide vendase
  • >> Sigurim shëndeti në udhëtim për të gjithë ditët
  • >> Shoqërues shqiptar gjatë gjithë udhëtimit
  • Hyrjet ne muzeume
  • x Gjithçka që nuk është përmendur në rubrikën “Të Përfshira”
  • > ME KERKESE
error: Content is protected !!