Skype: uta.al | E-mail: rezervo@uta.al | Telefon: +355692030133
 

Mirabilandia

  • Destination: Itali
  • Duration: 5 days

Një park madhështor i gjendur në Ravena, një park lojrash nga më të ndryshme të të gjithave moshave. Ky tur zgjat 5 ditë dhe ju do të mund të shijoni e të relaksoheni më së miri në Mirabilandia-n që të shton adrenalinën. Dita I Takimi me turistët në qendër të qytetit. Pas akomodimit në autobuzin […]

Book Now Ask a Question

Një park madhështor i gjendur në Ravena, një park lojrash nga më të ndryshme të të gjithave moshave. Ky tur zgjat 5 ditë dhe ju do të mund të shijoni e të relaksoheni më së miri në Mirabilandia-n që të shton adrenalinën.

Dita I

Takimi me turistët në qendër të qytetit. Pas akomodimit në autobuzin tonë luksoz e me ajër të kondicionuar drejtohemi drejt portit të qytetit të Durrësit. Pas kryerjes së procedurave të imbarkimit, sistemohemi në traget sipas dhomave përkatëse.

Dita II

Mbërritja në portin e Barit rreth orës 08:15 të mëngjesit. Pas kryerja e procedurave të disimbarkimit vazhdojmë udhëtimin tonë me autobuz drejt qytetit të Ravenës. Pas rreth 5 orë e 30 min udhëtim, sigurisht me pushime gjatë rrugës mbërrijmë në destinacionin tonë, ku na shfaqet parku madhështor  MIRABILANDIA. Më pas bëjmë sistemimin në hotelin tonë. Në mbrëmje bëhet një vizitë e shkurtër rreth qytetit duke parë gjërat më interesante të tij.

Dita III

Pas ngrënies së mëngjesit në hotel drejtohemi tek parku i lojrave MIRABILANDIA. Qëndrojmë aty deri në mbyllje e  ku mund të bëhet edhe ngrënia e drekës (opsionale) e më pas sistemohemi në autobus e nisemi drejt një shëtitjeje e më pas darkojmë në një restorant me muzikë live.

Dita IV

Pas ngrënies së mëngjesit në hotel drejtohemi drejt qytetit të Barit për të parë gjërat më interesante të tij si: muzeu, teatri, bashkinë e qytetin, një pjesë të Barit të vjetër ku duken shumë qartë muret e vjetra romake, shëtitoren buzë detit etj. Gjatë udhëtimit drejt Barit do të ndalojmë edhe në 2 qendra tregtare. Pas këtyre shëtitjeve i drejtohemi portit për të bërë imbarikimin në tragetin tonë.

Dita V

Mbërritja në portin e Durrësit dhe pas procedurave të disimbarkimit bëjmë ndalesën tonë të fundit në qendër të qytetit.

Fundi  i shërbimit  tonë!!!

 

  • >> Udhëtimi me autobuz komod përgjatë të gjithë udhëtimit
  • >> Akomodimi në hotel me 3*
  • >> Mëngjesi
  • >> Biletat e tragetit Durres – Bari – Durres
  • >> Vizitat sipas programit
  • >> Sigurim shëndeti në udhëtim për të gjithë ditët
  • >> Shoqërues shqiptar gjatë gjithë udhëtimit
  • Hyrjet ne muzeume
  • x Gjithçka që nuk është përmendur në rubrikën “Të Përfshira”
  • ME KERKESE
error: Content is protected !!