Skype: uta.al | E-mail: rezervo@uta.al | Telefon: +355692030133
 

Kuba

  • Destination: Kube
  • Duration: 9 days
  • Price: €1685

Dita I Takimi me perfaqesuesit tane prane aeroportit te Tiranes “Nene Tereza”. Udhetimi me avion Tiranë – Havana. Mbërritja në Havana dhe pritja atje nga partnerët tanë. Gjatë transfertës drejt hotelit që do të akomodohemi do të bëhet riprezantimi i turit për ditët në vazhdim (transferta Havana -Varadero). Akomodimi në hotel me 5* All inclusive. Dita II  Ditë e […]

Book Now Ask a Question

Dita I

Takimi me perfaqesuesit tane prane aeroportit te Tiranes “Nene Tereza”. Udhetimi me avion Tiranë – Havana. Mbërritja në Havana dhe pritja atje nga partnerët tanë. Gjatë transfertës drejt hotelit që do të akomodohemi do të bëhet riprezantimi i turit për ditët në vazhdim (transferta Havana -Varadero). Akomodimi në hotel me 5* All inclusive.

Dita II 

Ditë e lirë në dispozicion për të shijuar plazhet e Varaderos, ku nuk do të mungojnë edhe sugjerimet e guidës sonë.
Varadero konsiderohet si një nga zonat me plazhet më të bukura të Kubës. Ai ndodhet në gadishullin Hicacos, rreth 140 km larg qytetit të Havanës. Më shumë se 20 km vijë bregdetare me plazhe mahnitëse, restorante, klube nate, porte dhe gjithashtu klimë të privilegjuar dhe bukuri natyrore të cilat e kanë kthyer Varadero-n në destinacionin turistik numër 1 të Kubës.

Dita III

Edhe kjo ditë është menduar që të shijoni sa më shumë këto plazhe fantastike. Mundësi për të bërë plazh dhe në mbrëmje për të shijuar klubet dhe restorantet e zonës.

Opsionale Extra Pagesë – Shetitje me anije

Dita IV

Mëngjesi në hotel. Më pas nisja deri qytetit të Cienfuegos ku do të kemi mundësi të shohim:

  • > Parkun Jose Marti
  • > Pallatin de Valle
  • > Teatrin Terry

Vazhdojmë rrugëtimin tonë drejt qytetit të Trinidad, një qytet kolonial me bukuri të jashtëzakonshme i deklaruar trashëgimi e UNESCO-s, ku dhe do të kemi mundësi të vizitojmë Muzeun Cantero dhe të shijojmë kotejin tipik të quajtur Canchánchara në një bar lokal. Aty do të shohim ndërtesa koloniale me një sharm të veçantë dhe kalldrëme të ndërtuara në periudhën koloniale. Dreka në restorant Plaza Mayor. Vazhdojmë udhëtimin drejt qytetit të Santa Klarës. Darka në restorant. Akomodimi në Santa Klara ne hotel 4* (Half Board).

Dita V

Pas mëngjesit në hotel transferta drejt Havanës. Vizitë e shkurtër në fshatin e peshkatarëve Cojimar, i cili i shërbeu si inspirim për Heminguej për të krijuar romanin e famshëm Best – Seller Plaku dhe Deti. Turi panoramik do të vazhdojë më këmbë përmes pjesës historike dhe koloniale të Havanës së Vjetër, të shpallur trashëgimi botërore nga UNESCO-s më 1982. Më pas vizita në:

  • > Sheshin e Katedrales
  • > Sheshin San Francisco de Asis
  • > Sheshin Drill
  • > Pallatin e Zejtarisë
  • > Pallatin Villanueva
  • > El Templete, muzeun e qytetit dhe vende të tjera interesante

Dreka në restorant. Do të ndalemi gjithashtu në zonat metropolitane dhe moderne të qytetit, duke përfshirë:

  • > Zonën përreth Universitetit të Havanës dhe Sheshit të Revolucionit.
  • > Ndalemi te pjesa koloniale e qytetit duke kaluar përmës El Capitolio, dikur seli e qeverisë ndërsa sot shtëpi e Akademisë së Shkencave
  • > Teatrin e Havanës, 
  • > Sheshin El Prado,
  • > Pallatin Presidencial
  • > Parkun e qytetit

Akomodimi në hotel 4* (Half Board)

Dita VI

Mëngjesi në hotel. Nisim udhëtimin drejt qytetit të Pinar del Rio, i cili ndodhet në pjesën perëndimore të shtetit ku gjenden plantacionet më të jashtëzakonshme të duhanit në botë. Me të mbërritur në fabrikën e cigareve do të shohim procesin e prodhimit të duhanit. Ndalojmë në pikën e vëzhgimit të “Los Jasmines” për të admiruar këtë peisazh unik dhe piktoresk të luginës dhe Mogotes-ës, formacionet shkëmbore “të hedhura” në këtë peisazh në mënyrë kapricioze nga natyra. Dreka në restorant.
Nga këtu do të bëjmë një tur të papërsëritshëm përmes luginës me kuaj ose vagonë të tërhequr nga traktorë që do të na çojnë në “La Casa del Veguero”. Turi vazhdon me autobus në “La Cueva del Indio” – shpellën ku do të përjetojmë një eksperiencë të veçantë lundrimi përmes lumit nëntokësor. Rikthimi në Havana dhe akomodim në hotel.

Dita VII

Ditë e lirë në dispozicion për të shijuar baret dhe eksploruar Havanën në mënyrë individuale. Opsionale me ekstra pagesë: Në orën 9:00 të pasdites grupi do të transportohet te kabareja Tropikana për të shijuar spektaklin shumëngjyrësh të titulluar “Nën dritën e Yjeve”. Tropicana Cabaret është kabareja më e famshme në Kuba. Që prej vitit 1931, kur ajo është hapur, ka mirëpritur qindra e mijëra vizitorë nga mbarë bota. Në këtë kabare të rrethuar nga gjelbërimi do të mund të shijoni spektaklin marramendës të ofruar nga qindra këngëtarë, kërcimtare, muzikantë dhe vokalist. Akomodimi në hotel.

Dita VIII

Ditë e lirë në dispozicion për të eksploruar qytetin në mënyrë individuale. Check out nga hoteli në orën 12:00. Kohe e lire ne dispozicion deri ne momentin qe do te behet transferta nga hoteli drejt aeroportit ndërkombëtar të Havanes. Mberitja ne Tirane.

Fundi i shërbimit tone!!

  • >> Udhetimi me avion Tirana – Rome – Havana
  • >> Akomodimi ne hotel Blau Marina 5* All Inclusive ne Varadero
  • >> Akomodimi ne hotel Los Caneyes 4* Half Board ne Santa Clara
  • >> Akomodimi ne hotel Occindetal Miramar 4* Half Board ne Havana
  • >> Vizita turistike ne Kube
  • >> Drekat gjate tureve
  • >> Vizitat si ne program
  • >> Guide profesionale
  • >> Shoqërues shqiptar gjatë gjithë udhëtimit
  • Hyrjet ne muzeume
  • x Gjithçka që nuk është përmendur në rubrikën “Të Përfshira”
  •  ME KERKESE 
error: Content is protected !!