Skype: uta.al | E-mail: rezervo@uta.al | Telefon: +355692030133
 

Korfuz

  • Destination: Greqi
  • Duration: 2 days
  • Departs: 01/05/2016
  • Price: €75

Themeluar nën emrin e Corcyra, Korfuz në fillim u regjistrua si një koloni e Korinthit. Është një ishull i bukur  grek gjendur në detin Jon. Të vizitosh Korfuz-in do të thotë si në qytetet e tjera të vizitosh historinë, duke qenë se është një ishull që gjendet në brigjet e Epirit, duke qenë se ka […]

Book Now Ask a Question

Themeluar nën emrin e Corcyra, Korfuz në fillim u regjistrua si një koloni e Korinthit. Është një ishull i bukur  grek gjendur në detin Jon. Të vizitosh Korfuz-in do të thotë si në qytetet e tjera të vizitosh historinë, duke qenë se është një ishull që gjendet në brigjet e Epirit, duke qenë se ka shërbyer si strehë e ushtrisë serbe dhe asaj italiane. Prej shumë vitesh Korfuz-i tërheq mjaft turistë në sajë të klimës së butë, bukurisë së detit, dhe asaj që historia me kohën kanë ruajtur nga Pallati Mbretëror, Teatri dhe fortifikimet veneciane të periudhës.

Dita I

Takimi me turistët në qendër të qytetit. Pas akomodimit në autobuzin tonë luksoz e me ajër të kondicionuar nisim udhëtimin tonë. Gjatë udhëtimit parashikohen ndalesa të shumta të cilat do të jenë opsionale. Udhëtimi do të vazhdojë deri në qytetin e Gjirokastrës ku do ti drejtohemi edhe kufirit tonë me Greqinë. Pas procedurave për kalimin e kufirit drejtohemi drejt qytetit të Janinës ku do të vizitohen disa nga pikat interesante. Pas këtij pushimi në Janine, duke vizituar kalane e Ali Pashës drejtohemi drejt qytetit të Igumenicës. Pasi kryejmë procedurat në portin e qytetit udhëtojmë drejt Korfuz-it me traget. Pas akomodimit në hotel, mbrëmja organizohet në hotel.

Dita II

Pas mëngjesit bëhët takimi me grupin në hollin e hotelit e më pas drejtohemi me guidën tonë për të vizituar pikat historike të ishullit të Korfuz-it, si:

  • > Pallatin e Mbretëreshës SISSI
  • > Plazhet mahnitëse të ishullit
  • > Fortesën e vjetër
  • > Fortesën e Re
  • > Manastiri Viachierna
  • > Qendrën historike të Korfuzit
  • > Manastiri ne Paleokastritsa

Dreka opsionale. Pas një pushimi në hotel mbasdite, darka kalohet në një tavernë në qendër të ishullit.

Dita III

Pas mëngjesit takimi me guiden tonë do të bëhet në hollin e hotelit, Më pas drejtohemi drejt portit për të udhetuar me traget drejt qytetit të Igumenicës. Përpara nisjes për në pikën kufitare bëjmë një xhiro rreth qytetit të Igumenicës ku mund të bëhen edhe foto të çastit. Dreka opsionale. Pas kalimit te kufirit drejtohemi drejt destinacionit fillestar ku do te jete edhe pika e fundit e ndaleses.

Fundi i shërbimit tonë!!!

  • >> Udhëtimi me autobuz komod përgjatë të gjithë udhëtimit
  • >> Akomodimi në hotel me 3*
  • >> Mëngjesi
  • >> Biletat e tragetit Igoumenitsa – Korfuz – Igoumenitsa
  • >> Shëtitje ne pikat historike ne Janine
  • >> Shëtitje ne pikat historike ne Korfuz
  • >> Shëtitje ne pikat historike ne Igoumenice
  • >> Sigurim shëndeti në udhëtim për të gjithë ditët
  • >> Shoqërues shqiptar gjatë gjithë udhëtimit
  • Hyrjet ne muzeume
  • x Gjithçka që nuk është përmendur në rubrikën “Të Përfshira”
  •  Date: 06 Mars 2016 – KONFIRMUAR
  • Date: 24 Prill 2016 –  KONFIRMUAR
  • Date: 1 Maj 2016 –  DISPONIBEL
  • Date: 29 Maj 2016 –  DISPONIBEL
  • Date: 25 Shtator 2016 –  DISPONIBEL
  • Date: 16 Tetor 2016 –  DISPONIBEL
  • Date: 30 Tetor 2016 –  DISPONIBEL
  • Date: 26 Nentor 2016 –  DISPONIBEL
  • Date: 23 Dhjetor 2016 –  DISPONIBEL
  • ○ Date: 31 dhjetor 2016  –  DISPONIBEL
error: Content is protected !!