Skype: uta.al | E-mail: rezervo@uta.al | Telefon: +355692030133
 

Izrael

  • Destination: Izrael
  • Duration: 5 days

Dita I Takimi me guidën tonë në aeroportin e Rinasit dhe nisja drejt Tel Aviv-it. Mbërritja në aerportin Ben Gurion dhe takimi atje me partnerët tanë. Transferta drejt hotelit me autobus komod dhe me ajër të kondicionuar. Akomodimi në Hotel në Tel Aviv. Dita II Mëngjesi në hotel. Më pas nisim vizitën në rrënojat sinagogës e shekullit të dytë. […]

Book Now Ask a Question

Dita I

Takimi me guidën tonë në aeroportin e Rinasit dhe nisja drejt Tel Aviv-it. Mbërritja në aerportin Ben Gurion dhe takimi atje me partnerët tanë. Transferta drejt hotelit me autobus komod dhe me ajër të kondicionuar. Akomodimi në Hotel në Tel Aviv.

Dita II

Mëngjesi në hotel. Më pas nisim vizitën në rrënojat sinagogës e shekullit të dytë. Vazhdojmë drejt Tabgha, vendin e mrekullisë së peshkut dhe bukës dhe vizitën në Kishën e Shumëzimit (Pjellorisë) së bashku me mozaikun e saj të shekullit të 4-të. Vazhdojmë udhëtimin drejt Nazaretit përmes Cana e Galilesë. Në Nazaret do të vizitojmë Kishën e Lajmërimit (Church of the Annunciation), vazhdojmë me lumin Jordan në vendin e pagëzimit. Udhëtojmë përgjatë lumit Jordan drejt Jerusalemit. Mbërritja dhe akomidimi në Jerusalem.

Dita III

Mëngjesi në hotel. Nisemi për në Detin e Vdekur dhe udhëtojmë përmes maleve Judean, që konsiderohen si malet më të ulta në botë pika më e lartë e tyre ndodhet në lartësinë 1000 m. Vazhdojmë udhëtimin tonë përmes brigjeve të Detit të Vdekur për të shijuar këtë mundësi unike dhe për të notuar në detin që besohet të ketë veti terapeutike. Gjatë rrugës së kthimit do të shohim shpellat Qumran, vendin ku janë gjetur Pergamenat e Detit të Vdekur.
Akomodimi në Jerusalem.

Dita IV

Mëngjesi në hotel. Më pas nisim udhëtimin drejt Malit të Ullinjve për të shijuar panoramën e qytetit të Jerusalemit. Hyjmë në qytetin e vjetër dhe ecim përmes lagjeve të Hebrenjve dhe Armeneve dhe rrugës romake Crado-s , të restauruar së fundmi. Vizitojmë murin Hebre të Waling dhe vazhdojmë drejt lagjes së Krishtere. Gjithashtu gjatë këtij turi të Jerusalemit do të shohim Malin e Tempullit, do të ecim përmes rrugës Doloresa, do të vizitojmë Kishën e Varrit të Shenjtë.
Më pas do të udhëtojmë drejt Betlehemit për të parë fushën e Barinjve, vizituar Kishën e Lindjes, kishë e cila e ka marrë këtë emër pasi mendohet të jetë vendi ku Jezusi ka lindur, sipas dogmës kristiane. Gjithashtu kjo kishë mendohet të jetë një nga kishat më të vjetra në botë e cila ndodhet në sheshin Manger – sheshin qëndror të Betlehemit.
Kthimi dhe akomodimi në Tel Aviv.

Dita V

Mëngjesi në hotel. Kohe e lire ne dispozicion dhe më pas transferta drejt aerportit Ben Gurion për kthimin në Shqipëri. Mberritja ne Tirane.

Fundi i shërbimit tonë!!

  • >> Udhëtimi me autobuz komod përgjatë të gjithë udhëtimit
  • >> Biletat e avionit vajtje – ardhje
  • >> Akomodimi në hotel me 3*
  • >> Mëngjesi
  • >> Shëtitje në pikat historike në Tel Aviv
  • >> Shëtitje në pikat historike në Jerusalem
  • >> Shëtitje në pikat historike në Betlehem
  • >> Vizitat si në program
  • >> Guidë lokale
  • >> Sigurim shëndeti në udhëtim për të gjithë ditët
  • >> Shoqërues shqiptar gjatë gjithë udhëtimit
  • Hyrjet në muzeume
  • x Gjithçka që nuk është përmendur në rubrikën “Të Përfshira”
  • ME KERKESE
error: Content is protected !!