Skype: uta.al | E-mail: rezervo@uta.al | Telefon: +355692030133
 

Evropa Lindore

  • Destination: Bosnje, Kroaci
  • Duration: 8 days

Rreth TURIT: Kjo paketë e përgatitur nga stafi i UNLIMITED Travel në bashkëpunim me partnerët tanë në Serbi, Hungari, Çeki, Austri dhe Kroaci ju mundëson të shihni gjërat më interesante dhe më të bukura ndër shekuj si Beogradi, Budapesti, Praga, Bratislava, Viena dhe Zagrebi si dhe Dubrovniku me kalanë e famshme të shek XII, resortin […]

Book Now Ask a Question

Rreth TURIT:

Kjo paketë e përgatitur nga stafi i UNLIMITED Travel në bashkëpunim me partnerët tanë në Serbi, Hungari, Çeki, Austri dhe Kroaci ju mundëson të shihni gjërat më interesante dhe më të bukura ndër shekuj si Beogradi, Budapesti, Praga, Bratislava, Viena dhe Zagrebi si dhe Dubrovniku me kalanë e famshme të shek XII, resortin e famshëm të Makarskës që ndodhet në këmbët e masivit Dalmat. Vizita në Budapest është e organizuar në mënyrë perfekte ku do të keni mundësinë të shikoni pjesët më interesante duke filluar me Parlamentin dhe ambjentet e brendshme të tij. Mattias Church, Shtëpia e Operas, Pallatin Perandorak, statujen e Princit të Savojës i cili i dha lirine Hungarisë nga pushtuesit Turq në vitin 1686. Majen Gellert me Bastionin e Peshkatarëve nga ku duket i gjithë Budapesti. Urat e famshme të Danubit siç janë Ura e Elisabetës, Ura e Gurtë, Ura Margaret dhe Ura e Lirisë. Një tour rreth monumenteve historike më të shquara të qytetit të Pragës dhe pamje të tjera të kombinuara me shëtitje në këmbë të Kështjellës së Pragës duke përfshirë Golden Lane, Katedralen e Shën Vitus dhe Pallatin Mbretëror. Njëkohësisht një shëtitje në këmbë në qytetin e vjetër të Pragës. Vizita në lagjen Çifute duke përfshirë dhe Varret e vjetra të tyre, ndër më të vjetrat në Evropa Lindore. Vizitë në Synagogue spanjolle ku mund të njiheni me historinë e tyre. Ora Astronomike në qytetin e vjetër të Pragës e ndërtuar në 1338. Bratislavën kryeqytetin e Sllovakisë. Vizitën në Vienë, kryeqendrën e Kulturës në Evropa Lindore, me vizitat në Shonbrunn, Pallati i Operas shtetërore, Muzeu i Arteve të Bukura, Muzeu Historik, lagjen kulturore me muzetë e ndryshëm Ish Rezidenca dimërore e Habsburgëve, Hofburg, Parlamentin, lagjen diplomatike, Bashkinë e Vienës, Burgtheater dhe në fund ndalesë në Pallatin e famshëm Belvedere ish Rezidenca e të famshmit Princi Eugjen etj. Gjithashtu disa momente për tour panoramik do ti kushtohet edhe qyteteve si Siofok në Liqenin Balaton apo Zagrebi. E shume surpriza te tjera qe do ti zbuloni dhe shijoni gjatë të gjithë udhëtimit.

Dita I

Nisja në orën 05:00 të mëngjesit për në pikën kufitare të Qafë – Thanës. Kalimi i pikës kufitare dhe nisja drejt Shkupit. Ndalesa të ndryshme përgjatë rrugës dhe nisja drejt Beogradit. Mbërritja në Beograd dhe akomodimi në hotel. Koha e lirë.

Dita II

Mëngjesi në hotel. Rreth orës 08:00 nisja për një tour të qytetit të Beogradit. Do te vizitojmë lagje të ndryshme të Beogradit duke përfshirë:

  • > Beogradin e ri që ndodhet në krahun e majtë të lumit Sava
  • > Ambasadën kineze që u bombardua nga forcat e NATOS
  • > Arenën e Beogradit
  • > Qendrën e kongreseve SAVA
  • > Zonën rezidenciale shumë luksoze të DEDINJES si dhe qytetin e vjetër mjaft piktoresk.

Ndërmjet këtyre vizitave do të kalojmë dhe do të shikojmë:

  • > Memorialin e TITOS
  • > Kishën më të madhe në Ballkan SHËN SAVA
  • > Sheshin SLAVIJA
  • > Bashkinë e qytetit
  • > Parlamentin Serb
  • > Rruga Terazije
  • > Teatrin kombëtar
  • > Muzeun kombëtar
  • > Universitetin dhe të tjera.

Një pikë e veçantë përgjatë vizitës është kalaja e Beogradit që është pika më e rëndesishme arkeologjike dhe historike e qytetit dhe është e vendosur në zonën e KALEMEGDANIT dhe që ka qenë e fortifikuar që nga shek I, nga këtu mund të shikojmë një pamje fantastike të bashkimit të lumenjve SAVA dhe DANUB. Mbas programit, rreth orës 13:00 nisja drejt Budapestit. Mbërritja në Budapest, akomodimi dhe darka në hotel.

Dita III

Mëngjesi në hotel. Në orën 08:30 bëhet nisja për një vizitë të paharrueshme në brigjet e Danubit me tre ndalesa kryesore dhe nën shoqërinë e guidës lokale. Kalim mbi urën Margaret që lidh Pestin me Budën me ishullin e famshëm Margaret. Ndalesa e parë do të jetë në zonën e kalasë historike të Budës, ku do të vizitojmë në këmbë përmes rrugicave plot sharm të shtruara nga kalldrëmi antik kishën e famshme të Shën Matias dhe bastionin e peshkatarëve. Vazhdojmë me vizitën tjetër të rradhës në këmbë për në Majën Gellert (CITADEL) pranë monumentit të Lirisë nga ku do tju shfaqet një panoramë impresionuese nga ku shihen qartë pjesët kryesore të Budapestit. Mbas vizitës në këmbë vazhdojmë me autobus për në zonën e Pestit dhe gjatë rrugës do të shikoni Pallatin e Operas dhe Bazilikën e Shën Stefanit e cila është dhe më e madhja në Budapest. Vizitë urës së Elizabetës, sheshit të Heronjve, Rrugën Andrassy e cila është pjesë e listës së trashëgimisë kulturore Botërore (UNESCO). Kohë e lirë për drekë të lehtë për një orë,këshillohet fast food për arsye kohe. Në 12:30 programi vazhdon me vizitën e Parlamentit Hungarez që do t’ju bëjë të ndiheni sikur të ishit në një botë tjetër. Vizita në ndërtesën më të madhe dhe me bukurinë më përrallore jo vetëm në Hungari por dhe më gjerë. Kjo ndërtesë mban mbi supe 1000 vjet mbretërinë e shenjtë Hungareze. Ndërtesa e Parlamentit është ndërtuar në Stilin Gotik e njejtë me Pallatin Westminster në Londër. Kjo ndërtesë madhështore (me gjerësi 123 m,gjatësi 268 m dhe lartësi 96 m) ka 10 kopshte, 27 porta, 29 shkallare dhe 691 dhoma. Mbas vizitës së Parlamentit transferta për në hotel. Kohë e lirë për relax në SPA-në e hotelit. Darka në hotel. Kohë e lirë.

Dita IV

Mëngjesi në hotel. Ora 08:00 nisja nga Budapesti për në Gior-Bratislave-Brono-Pragë. Me gjithë ndalesat e nevojshme gjatë rrugës rreth orës 15:00 mbërritja në Pragë dhe akomodimi në hotel. Në orën 18:00 një tur panoramik me autobuz i qendrës së Pragës deri në orën 19:00. Në orën 20:00 darka në hotel. Mbrëmja e lirë.

Dita V

Në 08:00 pas ngrënies së mëngjesit në hotel, vizita të organizuara në qytetin e Pragës në shoqërimin e guidës lokale. Shëtitja zgjat rreth 3 orë e kombinuar me autobuz dhe në këmbë. Në vizita janë të përfshira: një tour rreth monumenteve historike më të shquara të qytetit të Pragës dhe pamje të tjera të kombinuara me shëtitjë në këmbë të Kështjellës së Pragës duke përfshirë Golden Lane, Katedralen e Shën Vitus dhe Pallatin Mbretëror. Njëkohësisht një shëtitje në këmbë në qytetin e vjetër të Pragës.

Vizita në Lagjen Çifute duke përfshirë dhe varret e vjetra të tyre, ndër më të vjetrat në Evrope. Vizitë në Synagogue spanjolle ku mund të njiheni me historinë e tyre. Ora Astronomike në qytetin e vjetër të Pragës e ndërtuar në 1338 dhe historia e saj. Në orën 14:00 nisja për në kryeqytetin e Sllovakisë Bratislava. Mbërritja në Bratislavë rreth orës 18:30, akomodimi dhe darka në hotel.

Dita VI

Mëngjesi në hotel. Ora 08:00 sot do ta nisim ditën me një tour panoramik të Bratislavës për të vizituar qendrën historike të sajë vendosur në të dyja anët e lumit Danub ku mbizotëron stili barok do t’ia nisim nga kështjella e Bratislaves, Pallatin Grasalkovic që është rezidenca e presidentit, pallati i Arkipiskopal sot rezidenca e qeverisë, Bashkinë e qytetit, kisha e Shën Martinit, Elizabetës, ura e re që është simboli i qytetit me restorantin ufo në majën e saj etj. Ora 10:00 mbërritja në Vjenë kryeqyteti i kulturës Europiane. Distanca është vetëm 60 km. Mbërritja në Vjenë dhe vizitë e organizuar në Pallatin Shonbrunn që është një nga vlerat më të çmuara monumentale dhe më i madhi i ktij lloji jo vetëm në Austri por me përmasa botërore. Në vitin 1996 bëhet zyrtarisht pjesë e trashëgimisë kulturore botërore. Ky pallat ka qenë pronë e Dinastisë Habsburge që nga koha e Maksimilianit II(1569) dhe deri në humbjen e monarkise në vitin 1918. Mbas vizitës në Shonbrunn nisja për në sheshin simbol të Vienës Stephansplatz. Vizita do tju njohë me historinë dhe strukturën e këtij qyteti në pjesën më elegante dhe më të famshme të saj të fokusuar në rezidencën Hofburg (rezidenca e Habsburgëve për 650 vjet) dhe Katedralia e Shën Stefanit simboli monumental i Vienës. Vizitë e qendrës së Vienës në këmbë duke kaluar mbi rrugën ku njerëzit më të famshëm të botës kulturore dhe politike kanë firmosur yjet e tyre, por në këtë rrugë ndodhen dhe dyqanet më të kushtueshme të modës. Do ta mbarojmë vizitën me një tour panoramik të Vienës përgjatë Ringstrasse ku do te shikojmë ndërtesat më impresionuese të Vienës siç janë: MAK, Pallati i operas shtetërore, Muzeu i arteve të bukura, Muzeu Historik lagjen kulturore me muzetë e ndryshëm Ish Rezidenca dimërore e Habsburgëve, Hofburg, Parlamentin, lagjen diplomatike, Bashkinë e Vienës, Burgtheater dhe në fund ndalesë në Pallatin e famshëm Belvedere ish Rezidenca e të famshmit Princi Eugjen. Ndalesë dhe vizitë nga jashtë e këtij pallati gjigand ku brenda ndodhen varrezat më të vjetra në Austri ku prehen figurat më të shquara të Kombit dhe varret monumentale janë punuar nga mjeshtrat e Rilindjes Europiane. Transferta për në Siofok qyteti më i dëgjuar buzë të famshmit liqen të Hungarisë Balatonit. Darka në hotel. Kohë e lirë.

Dita VII

Mëngjesi në hotel. Nisja për në qytetin e Makarskes. Budapest-Nagykanizsa-Bresnicsa-Sesvete-Zagerb-Karlovac-Makarska. Një tour panoramik i Zagrebit. Dreka përgjatë rrugës për në Makarska. Mbërritja në Makarska afër Split. Akomodimi dhe darka në hotel. Mbas darkës kohë e lirë.

Dita VIII

Mëngjesi në hotel. Nisja për në Dubrovnik ku do të bëjmë një ndalesë të shkurtër në Dubrovnik. Mbas vizitës në Dubrovnik do të nisemi për në Hercegnov-Tivar-Budva-Shkodër-Durrës. Dreka në afërsi të kufirit dhe mbërritja në Murriqan. Kthimi në destinacionin fillestar.

Fundi i shërbimit tonë!!!

 

  • >> Udhëtimi me autobuz komod përgjatë të gjithë udhëtimit
  • >> Akomodimi në hotel me 3*
  • >> Mëngjesi
  • >> Shëtitje ne pikat historike sipas programit
  • >> Guidë vendase
  • >> Sigurim shëndeti në udhëtim për të gjithë ditët
  • >> Shoqërues shqiptar gjatë gjithë udhëtimit
  • Hyrjet ne muzeume
  • x Gjithçka që nuk është përmendur në rubrikën “Të Përfshira”
  • ME KERKESE
error: Content is protected !!