Skype: uta.al | E-mail: rezervo@uta.al | Telefon: +355692030133
 

Sarajeve – Mostar – Dubrovnik – Budva

  • Destination: Bosnje, Kroaci, Shqiperia
  • Duration: 3 days
  • Departs: 01/05/2016
  • Price: €140

Dita I Nisja nga qëndra e qytetit në mëngjes herët drejt kufirit. Pushim i shkurtër për kafe në Shkodër. Mbas kalimit të pikës kufitare të Hanit të Hotit vazhdojmë drejt Podgoricës. Më pas vazhdojmë rrugën drejt Niksic për të mbërritur më vonë në kufirin e Malit të Zi me Bosnje Hercegovinen. Mbërritja në mbrëmje në Sarajeve, […]

Book Now Ask a Question

Dita I

Nisja nga qëndra e qytetit në mëngjes herët drejt kufirit. Pushim i shkurtër për kafe në Shkodër. Mbas kalimit të pikës kufitare të Hanit të Hotit vazhdojmë drejt Podgoricës. Më pas vazhdojmë rrugën drejt Niksic për të mbërritur më vonë në kufirin e Malit të Zi me Bosnje Hercegovinen. Mbërritja në mbrëmje në Sarajeve, sistemi dhe darka në hotel. Mbasi të jemi sistemuar mund të dalim për një shëtitje në qytet dhe në mbrëmje natë e organizuar në një nga clubet e zonës.

Dita II

Mëngjesi në hotel dhe pas mëngjesit nisja për të vizituar qytetin e Sarajevës për rreth 4 orë të shoqëruar nga guida. Guida do të fillojë me një tour panoramik të ”Sarajeves gjate luftes”, më pas do të vizitohet:

  • > Muzeu i Tunelit
  • > Bascarsija, pjesa e vjetër e qytetit
  • > Xhaminë e Beut
  • > Medresa Kursumlija, shkolla Myslimane
  • > Qendrën kryesore të qytetit, Vijecnica
  • > Kishën Orthodokse të Sarajeves
  • > Katedralen e Zemrës së Krishtit
  • > Tempullin e vjetër hebre
  • > Burimin e ujit Sebilj (burimi i bamiresise)
  • > Urën Latine si dhe Urën Romake

Gjatë vizitave është perfshirë dhe koha e lire për drekën si dhe mundësi për të bërë Pazar dhe suvenire të ndryshme. Mbas dreke i drejtohemi qytetit të vjetër të Mostarit ose qyteti i Menekshesë ku do të kemi mundësinë të shohim:

  • > Urën e famshme të Mostarit
  • > Rrugën e dyqaneve të mjeshtërve të vjetër.
  • > Xhaminë e Madhe
  • > Katedralen e Betonte të Mostarit ( e vetmja në botë)

Në mbrëmje vonë mbërritja në Dubrovnik, akomodimi dhe Darka në hotel. Në mbrëmje natë e organizuar në një nga clubet e zonës.

Dita III

Pas mëngjesit nisje për të vizituar qytetin e vjetër të Dubrovnikut, ndryshe i quajtur Venecia në miniature. Ai cilesohet si një nga perlat e Adriatikut. Në kohë të vjetra ndryshe i quajtur Raguza ka qenë gjithmonë urë komunikimi për Europën. Qyteti është pjesë e pasurive historike të UNESCOS. Turi përfshin:

  • > Farmacia më e vjetër e Ballkanit
  • > Manastiri Francescan & Domenician
  • > Pallati i Dukës
  • > Katedralja e Shën Blausit
  • > Monumenti i Orlandos
  • > Shëtitje me varkë në brigjet e Dubrovnikut (opsionale me extra pagesë)
  • > Shëtitje në një nga rrugët më të populluara të Dubrovnikut Stradun

Mbas vizitës në Dubrovnik vazhdojmë drejt qytetit të Budvës. Në Budva do të zhvillojmë një vizitë në qytetin e vjetër dhe në portin e Jahteve luksoze. Gjatë kësaj ndalese është parashikuar dhe dreka fakultative ku asistenca jonë do të jetë gjithmonë e pranishme. Pas pushimit në Budva marrim drejtimin për në Muriqan për të vazhduar me procedurat e kalimit të kufirit shqiptar. Kthimi për në destinacionin e parë.

Fundi i shërbimit tonë!!!

  • >> Udhëtimi me autobuz komod përgjatë të gjithë udhëtimit
  • >> Akomodimi në hotel
  • >> Mëngjesi dhe Darka
  • >> Shëtitje ne pikat historike ne Sarajeve
  • >> Shëtitje ne pikat historike ne Dubrovnik
  • >> Shëtitje ne Mostar
  • >> Shëtitje ne Budva
  • >> Sigurim shëndeti në udhëtim për të gjithë ditët
  • >> Shoqërues shqiptar gjatë gjithë udhëtimit
  • Hyrjet ne muzeume
  • x Gjithçka që nuk është përmendur në rubrikën “Të Përfshira”
  • Date: 24 Prill 2016 –  KONFIMUAR
  • Date: 01 Maj 2016 –  DISPONIBEL
  • Date: 29 Maj 2016 –  DISPONIBEL
  • Date: 25 Shtator 2016 –  DISPONIBEL
  • Date: 16 Tetor 2016 –  DISPONIBEL
  • Date: 30 Tetor 2016 –  DISPONIBEL
  • Date: 26 Nentor 2016 –  DISPONIBEL
  • Date: 23 Dhjetor 2016  –  DISPONIBEL
error: Content is protected !!