Skype: uta.al | E-mail: rezervo@uta.al | Telefon: +355692030133
 

Dubrovnik

  • Destination: Kroaci
  • Duration: 3 days
  • Departs: 01/05/2016
  • Price: €98

Një qytet antik, ku vihet re ndërthurja natyrshëm e Artit Gotik dhe atij Barok. E gjendur në Kroaci, vendosur në bregdetin dalmat dhe cilësuar si Perla e Adriatikut, Dubrovniku dallohet për kishat e Rilindjes, manastiret, pallatet dhe burimet e saj. Do e njohim Dubrovnikun me lashtësinë e tij gjatë udhëtimit tonë 3 ditorsh. Dita I Pas […]

Book Now Ask a Question

Një qytet antik, ku vihet re ndërthurja natyrshëm e Artit Gotik dhe atij Barok. E gjendur në Kroaci, vendosur në bregdetin dalmat dhe cilësuar si Perla e Adriatikut, Dubrovniku dallohet për kishat e Rilindjes, manastiret, pallatet dhe burimet e saj. Do e njohim Dubrovnikun me lashtësinë e tij gjatë udhëtimit tonë 3 ditorsh.

Dita I

Pas takimit me guidën fillon udhëtimi ynë me autobus luksoz me ajër të kondicionuar drejt Kroacisë. Pas ndalesës së parë në Muriqan ku mund të shijojmë dhe mëngjesin, udhëtimi vazhdon me procedurat e kalimit të kufirit. Më pas vazhdojmë rrugën drejt qyteteve të Barit, Petrovacit dhe Shën Stefanit ku do kemi mundësi për një pushim të shkurtër për fotografi. I drejtohemi Budvës (qyteti më turistik i bregdetit të Malit të Zi, atje mund të shikoni Kalanë e Qytetit të Vjetër dhe portin e qytetit pjesë të cilat priten të bëhen pjesë e pasurive historike të UNESCO-s). Atje do kemi mundësi të drekojmë në mënyrë fakultative. Sugjerimi ynë do jetë gjithmonë i pranishëm. Pas këtij pushimi të këndshëm, drejtimin do ta marrim drejt kufirit  Kroat, ku përpara do të kemi mundësi të lundrojmë me traget në qytetin e Hercegnovit. Pas procedurave të kufirit kroat, drejtohemi për në Dubrovnik. Atje do kemi mundësi të takohemi me partnerët tanë. Darka dhe akomodimi në hotel.

Dita II

Pas mëngjesit në hotel dhe riprezantimit të programit nga guida jonë fillojmë vizitën panoramike të qytetit të vjetër të Dubrovnikut. (Ndryshe konsiderohet si Venecia në miniaturë), Dubrovnik ofron një turizëm si kulturor ashtu dhe veror. Ai cilësohet si një nga perlat e Adriatikut. Në kohët e vjetra njihej ndryshe me emrinRaguza ka qënë gjithmonë urë komunikimi për Europën. Qyteti është pjesë e trashëgimive kulturore të UNESCO-s

Vizita panoramike përfshin:

  • > Manastiri Françeskan & Domenikan(Manastire të cilët kanë histori në qytetin e vjetër sepse simbolizojnë kohën e zhvillimit te tij përpara tërmetit). 
  • > Porta e Piles dhe Shatervani i Onofrios 
  • > Farmacia e vjetër
  • > Shëtitorja kryesore e qytetit Stradun 
  • > Katedralja e qytetit (Katedralja e St. Blaise, shënjtorit të Dubrovnikut do të jetë një eksperiencë e bukur për vizitën tuaj)
  • > Pallati i Dukës 
  • > Kulla e Sahatit 
  • > Statujën e Heroit Orlando dhe Shkrimtarit Marin Drizic
  • > Kullën e Mincetës
  • > Portin e Qytetit. 

Pas përfundimit të turit do të kemi mundësi për shëtitje me varkë në brigjet e Dubrovnikut (një vizitë opsionale me pagesë extra).
Më pas do të vizitojmë Urën Tudjman e cila është ndërtuar për nder të presidentit të parë kroat: Franjo Tudjman, gjatë viteve 1999 – 2001. Pasdite kohë e lirë për shopping. Në mbrëmje mund të argetohemi në disa nga ambjentet me muzikë live në qytetin e vjetër. Darka dhe Akomodimi në hotel.

Dita III

Pas mëngjesit në hotel nisemi për të vizituar qytetin e Cavtatit. Aty do të keni mundësi të shijoni bukuritë në brigjet e shëtitores kryesore të këtij qyteti, në të cilën gjenden shumë lokale dhe dyqane me Souvenire. Më pas drejtohemi për në doganën kroate për të vazhduar me procedurat e kalimit të kufirit. Pas procedurave të kufirit kroat nisemi drejt Hercegnovit dhe qytetit ku do kemi ndalesën e radhës: Kotorrit.

Vizite panoramike në Kotorr:

Kotorri është një vend tepër turistik i cili është pjesë e trashëgimive kulturore të UNESCO-s. Ai ka formën e një trekëndëshi me tre porta, duke komunikuar me pjesët e tjera të qytetit. Aty do kemi mundësinë të shohim:

  • > Katedralen e St. Triphonit 
  • > Kishën e St. Nicolas si edhe pallatet e vjetër që i kanë rezistuar kohës. Ndryshe quhet qyteti i Mbretëreshës Teutë me një qytezë brenda kalasë dhe me një kështjellë në majë të malit. Gjatësia e mureve arrin deri në 4.5 km dhe ato janë ndërtuar nga shekulli i 9-të deri në shekullin e 14-të. 

Aty do të kemi mundësi të drekojme ne mënyrë fakultative. Sugjerimi ynë do të jetë gjithmonë i pranishëm. Pas pushimit në Kotorr kalojmë në Tunelin e Vramacit dhe marrim drejtimin për në qytetin turistik të Budvës. Më pas nisemi për në Muriqan për të vazhduar me procedurat e kalimit të kufirit shqiptar. Kthimi për në destinacioni fillestar.

Fundi  i shërbimit  tonë!

 

  • >> Udhëtimi me autobuz komod përgjatë të gjithë udhëtimit
  • >> Akomodimi në hotel me 3*
  • >> Mëngjesi dhe darka
  • >> Shëtitje ne pikat historike ne Dubrovnik
  • >> Shëtitje ne pikat historike ne Kotorr
  • >> Shëtitje ne pikat historike ne Budva
  • >> Sigurim shëndeti në udhëtim për të gjithë ditët
  • >> Shoqërues shqiptar gjatë gjithë udhëtimit
  • Hyrjet ne muzeume
  • x Gjithçka që nuk është përmendur në rubrikën “Të Përfshira”
  • Date: 24 Prill 2016 –  KONFIRMUAR
  • Date: 01 Maj 2016 –  DISPONIBEL
  • Date: 29 Maj 2016 –  DISPONIBEL
  • Date: 25 Shtator 2016 –  DISPONIBEL
  • Date: 16 Tetor 2016 –  DISPONIBEL
  • Date: 30 Tetor 2016 –  DISPONIBEL
  • Date: 26 Nentor 2016 –  DISPONIBEL
  • Date: 23 Dhjetor 2016  –  DISPONIBEL
image_pdfimage_print
error: Content is protected !!