Skype: uta.al | E-mail: rezervo@uta.al | Telefon: +355692030133
 

Dubai

  • Duration: 5 days
  • Departs: 28/04/2016
  • Price: €699

Dita I Takimi me guidën tonë në Aeroportin e Tiranës dhe fluturimi për në Abu Dhabi. Gjate kohes se tranzitit mund te perfitojme per te bere nje guide ne qytet. Mbërritja në Abu Dhabi dhe transferta për në Hotel në Dubai. Dita II Mengjesi ne hotel. Mbas mengjesit nisim turin panoramik ne Dubai ku do vizitojme: […]

Book Now Ask a Question

Dita I

Takimi me guidën tonë në Aeroportin e Tiranës dhe fluturimi për në Abu Dhabi. Gjate kohes se tranzitit mund te perfitojme per te bere nje guide ne qytet. Mbërritja në Abu Dhabi dhe transferta për në Hotel në Dubai.

Dita II

Mengjesi ne hotel. Mbas mengjesit nisim turin panoramik ne Dubai ku do vizitojme:

  • > Xhamisë Jumeirah (e cila është një nga xhamitë më të bukura në Dubai).
  • > Rrugën e famshme Sheikh Zayed (cilësuar edhe si arteria kryesore e qytetit)
  • > Zonën e Biznesit (e mbushur me godina vërtetë unike) si psh Emirates Tower dhe Qendra e Tregtisë Botërore.
  • > Burj Kalifa e cila është ndërtesa më e lartë në botë 818 m, dhe pranë saj ndodhet Dubai Mall, që është Qendra Tregtare më e madhe në botë. 
  • > Palmen Jumeirah, e cila është një arkitekturë shumë e veçantë e ndërtuar totalisht mbi ujë.
  • > Hotelin luksoz Atlantis The Palm
  • > Hotelin Burj Al Arab, i cili është hoteli i vetëm në botë me 7*

Kohë për drekën e cila është fakultative. Akomodimi në hotel

Dita III

Mengjesi ne hotel. Mbas mengjesit kohe e lire per plazh. Programi ynë do të vazhdojë me Jeep Safari në shkretëtirë (Tour Opsional). Jeep Safari i cili do të na bëjë të kuptojmë më së miri jetën e banorëve të shkretëtirës. Mikpritja Arabe do t’ju bëjë të ndiheni si Sheikh, dhe pranë Kampit ku do të pushojmë dhe do të shijojmë Show – n e organizuar me Belly Dancer dhe Muzikë Orientale. Aty do të shijojmë darkën me ushqime tradicionale në Barbeque.

Pas përfundimit të programit kthimi dhe akomodimi në hotel.

Dita IV

Mëngjesi në hotel. Kohë e lirë për plazh ose Shopping.

Në mbrëmje do të bëjmë një shëtitje me Anije Dhow Cruise (Tour Opsional). Aty do kemi mundësi që të shohim te gjitha godinat më të larta në të dy anët e Dubai Creek. Shëtitja shoqërohet me muzikë orientale duke krijuar atmosferë të këndshme dhe duke shijuar darkën me gatime tradicionale.

Transferta dhe akomodimi në hotel

Dita V

Mëngjesi në hotel. Check out nga hoteli i Dubait dhe nisja për në Abu Dhabi ku do të zhvillojmë një vizitë panoramike ku kemi mundesi te shohim:

  • > Xhaminë “Sheikh Zayed”, një kryeveper e arkitektures neo-islamike si edhe një nga xhamitë më të bukura në të gjithë botën
  • > Pallatin e Emirateve, shumë luksoz, i cili ndodhet në vendin e tij mbresëlënës
  • > Heritage Village
  • > Marina Mall
  • > Ishullin “Saadyat” i cili ofron një pasqyrë të vërtetë në zhvillimin e qytetit më të pasur të botës.
  • > Ishullin “Yas” në të cilin ndodhet kompleksi “Ferrari World” dhe pista e garave të “Formula 1”

Kohë e lirë për drekën dhe akomodimi në hotel në Abu Dhabi.

Dita VI

Check out nga hoteli dhe transferta për në Aeroportin e Abu Dhabit dhe fluturimi për në Tiranë. Mbërritja në Tiranë

Fundi i Shërbimit tonë!!

  • >> Udhëtimi me autobus komod përgjatë të gjithë udhëtimit
  • >> Biletat e Avionit Tirane – Abu Dhabi – Tirane
  • >> Akomodimi në hotel me 4* ne Dubai
  • >> Akomodimi në hotel me 3* ne Abu Dhabi
  • >> Shëtitje ne pikat historike ne Dubai
  • >> Shëtitje ne pikat historike ne Abu Dhabi
  • >> Guide lokale profesionale
  • >> Vizitat si ne program
  • >> Sigurim shëndeti në udhëtim për të gjithë ditët
  • >> Shoqërues shqiptar gjatë gjithë udhëtimit
  • Hyrjet ne muzeume
  • Viza Dubai (75 €)
  • x Gjithçka që nuk është përmendur në rubrikën “Të Përfshira”
  •   Date: 03 Mars 2016 – KONFIRMUAR
  •   Date: 28 Prill 2016 DISPONIBEL
error: Content is protected !!