Skype: uta.al | E-mail: rezervo@uta.al | Telefon: +355692030133
 

Budva

  • Destination: Mali i Zi
  • Duration: 3 days
  • Departs: 01/05/2016
  • Price: €73

Dita I Nisja nga qëndra e qytetit ne oren 6:00. Ndalesa dhe pushimi ½ ore do të bëhët në lokalin buzë Drinit, pa hyrë në Shkodër. Kalimi i kufirit do të bëhët në pikën doganore të Muriqanit dhe më pas drejtohemi për në qytetin e Tivarit ku do të pushohet dhe drekohet. Do të vizitohet porti […]

Book Now Ask a Question

Dita I

Nisja nga qëndra e qytetit ne oren 6:00. Ndalesa dhe pushimi ½ ore do të bëhët në lokalin buzë Drinit, pa hyrë në Shkodër. Kalimi i kufirit do të bëhët në pikën doganore të Muriqanit dhe më pas drejtohemi për në qytetin e Tivarit ku do të pushohet dhe drekohet.
Do të vizitohet porti i jahteve dhe shëtitorja buzë detit me baret rinore si dhe do të përfitohet nga koha për të bërë pak shooping.
Pas kësaj vazhdojmë udhëtimin në drejtim të Budves gjatë rrugës bregdetare e në mbasdite mbërrijmë në Budva ku akomodohemi në hotel dhe mbas një pushimi bëjmë një shëtitje njohëse të qytetit.  Mbrëmjen mund ta kalojmë në një lokal me muzikë në Budva.

Dita II

Fillon me mëngjesin në Budva ora 8:00. Pas kësaj në ora 10:00, organizohet vizita turistike në qytetin e Budvës së vjetër deri në ora 12:00. Pastaj nisemi për në qytetin karakteristik e historik të Kotorrit.
Në Kotorr do të vizitohet qyteti i vjetër shumë shekullor me histori e kulturë të pasur, ku shumë interesante janë manastiret të ndërtuara faqes malit mbi qytet.
Dreka do të serviret në këtë qytet e organizuar apo individuale sipas dëshirës së pjesmarrësve. Më pas do të bëhet një xhiro njohëse nëpër qytet dhe mbas këtij touri rikthehemi në hotel në Budva.
Darka dhe mbasdarka do të kalohen në qytet në ambjente rinore e argëtuese.

Dita III

Mbas mëngjesit në hotel do të nisemi për në Ulqin.
Rrugës do të bëhët një ndalesë në “ishullin” madhështor të Shën Stëfanit për të bërë disa foto në grup e për të vizituar kete keshtjelle te mrekullueshme.
Me të mbërritur në Ulqin do të bëhen vizita në qytetin  e vjeter, i cili banohet ne mazhorance nga shqiptarët dhe menaxhohet prej tyre. Qyteti i Ulqinit është qytet mijëravjeçar me histori e kulturë shqiptare të pasur, ku kalaja e administruar së fundi nga Bushatllinjtë i jep fizionomine këtij qyteti historik.
Mbasdreke do të bëhet nisja për rrugën kthyese prej nga u nisëm.
Dalja do të bëhët përsëri nëpërmjet pikës doganore të Muriqanit në Shkodër ku dhe përfundon programi.

Fundi i shërbimit tonë!!

 

  • >> Udhëtimi me autobuz komod përgjatë të gjithë udhëtimit
  • >> Akomodimi në hotel me 3*
  • >> Mëngjesi
  • >> Vizitë në Budva
  • >> Vizitë në Kotorr
  • >> Vizitë në Ulqin
  • >> Sigurim shëndeti në udhëtim për të gjithë ditët
  • >> Shoqërues shqiptar gjatë gjithë udhëtimit
  • >> Taksat e Turistit
  • Hyrjet ne muzeume
  • x Gjithçka që nuk është përmendur në rubrikën “Të Përfshira”
  •  Date: 06 Mars 2016 –  KONFIRMUAR
  • Date: 24 Prill 2016 –  KONFIRMUAR
  •  Date: 01 Maj 2016 –  DISPONIBEL 
  • Date: 29 Maj 2016 –  DISPONIBEL
  • Date: 25 Shtator 2016 –  DISPONIBEL
  • Date: 16 Tetor 2016 –  DISPONIBEL
  • Date: 30 Tetor 2016 –  DISPONIBEL
  • Date: 26 Nentor 2016 –  DISPONIBEL
  • Date: 23 Dhjetor 2016  –  DISPONIBEL
image_pdfimage_print
error: Content is protected !!