Skype: uta.al | E-mail: rezervo@uta.al | Telefon: +355692030133
 

Bruksel – Amsterdam – Roterdam

  • Destination: Hollande
  • Duration: 4 days
  • Price: €590

Udhëtimi jonë katër ditorsh konsiston në njohjen më nga afër të historisë dhe kulturës të këtyre qyteteve: Brukselit (Kryeqytetit të Belgjikës, i cili mendohet të jetë themeluar zyrtarisht në 979, pra një qytet i vjetër emri i të cilit do të thotë ‘shtëpi në kënetë’.) Amsterdamit (kryeqytetit të Holandës dhe qytetit më të madh të […]

Book Now Ask a Question

Udhëtimi jonë katër ditorsh konsiston në njohjen më nga afër të historisë dhe kulturës të këtyre qyteteve:

Brukselit (Kryeqytetit të Belgjikës, i cili mendohet të jetë themeluar zyrtarisht në 979, pra një qytet i vjetër emri i të cilit do të thotë ‘shtëpi në kënetë’.)

Amsterdamit (kryeqytetit të Holandës dhe qytetit më të madh të provincës Holanda e Veriut)

Roterdamit (i cili dallohet për numrin e madh të popullsisë duke u renditur i dyti në Holandë, por më tepër i njohur si Qyteti me Portin më të Madh në Evropë).

Një udhëtim 4 ditorsh që do të na tregojë shumë!

Dita I

Mbërritja në aeroportin e Brukselit. Takohemi me partnerët tanë të cilët na presin me një autobuz lukzos e pas mbërritjes bëjmë një tour rreth qytetit të Brukselit duke parë pikat më interesante të tij. Ky tour zgjat për rreth  4 orë. Pas këtij tour-i drejtohemi drejt hotelit tonë, i rinovuar kohët e fundit. Hoteli është i vendosur në afërsi të qendrës (ecje 10 min). Stacioni i trenit dhe stacioni i metrosë janë afër. Akomodimi nëpër dhoma dhe darka bëhet me marrëveshje të grupit.

Dita II

Pas ngrënies së mëngjesit  me vetshërbim bëjmë takimin me partnerët tanë dhe guidën e licensuar. Rreth orës 08:30 bëjmë transferimin me guidën nga Brukseli në Amsterdam me autobuz luksoz. Gjatë udhëtimit për në Amsterdam do të bëjmë një ndalesë në Roterdam, Delft dhe në Den Hagë (ndalesa do të bëhet në bazë të trafikut dhe duke marrë në llogaritë rregullat lëvizëse dhe pjesa tjetër për shoferët – maksimale 9 orë brenda një periudhe prej 13 orësh). Dreka përgjatë rrugës me marrëveshjet e grupit. Mbërritja në Amsterdam dhe akomodimi në hotel. Mbrëmje dhe darka me marrëveshje të grupit (në mënyrë që tju japim mundësi për të zbuluar natën e  famshme në Amsterdam).

Dita III

Pas ngrënies së mëngjesit  me vetshërbim bëjmë takimin me partnerët tanë dhe guidën për të nisur tour-in përgjatë qytetit të Amsterdamit me autobuzin tonë luksoz duke përfshirë vendet më interesante. Dreka me marrëveshjet e grupit. Pas ngrënies së drekës transferimi për t’u kthyer në Bruksel. Akomodimi në hotel dhe darka bëhet  me marrëveshjet e grupit.

Dita IV

Pas ngrënies së mëngjesit  me vetshërbim bëjmë takimin me partnerët tanë dhe guidën për të nisur  një xhiro në rrugët më të famshme tregtare në Bruksel. Asistenca e partnereve tanë do të jetë gjatë gjithë kohës. Dreka me marrëveshjet e grupit. Pas drekës bëhet transferimi me autobuzin tonë luksoz në aeroportin e Brukselit. Mbërritja në aeroportin e Tiranës.

Fundi  i sherbimit  tone!!!

 

  • >> Bilete avioni vajtje – ardhje
  • >> Akomodimi në hotel me 3*
  • >> Mëngjesi
  • >> Autobus lukzos ne te gjitha transfertat
  • >> Shëtitje ne pikat historike ne Bruksel
  • >> Shëtitje ne pikat historike ne Rotterdam
  • >> Shëtitje ne pikat historike ne Amsterdam
  • >> Sigurim shëndeti në udhëtim për të gjithë ditët
  • >> Te gjitha taksat lokale
  • >> Vizitat sipas programit
  • >> Shoqërues shqiptar gjatë gjithë udhëtimit
  • >> Guide lokale ne te gjitha vizitat
  • Hyrjet ne muzeume
  • x Gjithçka që nuk është përmendur në rubrikën “Të Përfshira”
  • ME KERKESE
error: Content is protected !!