Skype: uta.al | E-mail: rezervo@uta.al | Telefon: +355692030133
 

Beograd

  • Destination: Serbi
  • Duration: 3 days
  • Departs: 29/05/2016
  • Price: €130

Dita I Do të nisim udhëtimin tonë drejt një ndër qyteteve më të vjetra të Evropës në orën 04:00. Pas përfundimit të procedurave doganore vazhdon itinerari Ohër-Shkup-Beograd. Gjatë udhëtimit mund të ketë ndalesa të ndryshme. Do të kalojmë përgjatë autostradës Shkup-Nish-Beograd për të mbërritur në Beograd, në këtë lokacion gjeografik të lashtë i populluar më […]

Book Now Ask a Question

Dita I

Do të nisim udhëtimin tonë drejt një ndër qyteteve më të vjetra të Evropës në orën 04:00. Pas përfundimit të procedurave doganore vazhdon itinerari Ohër-Shkup-Beograd. Gjatë udhëtimit mund të ketë ndalesa të ndryshme. Do të kalojmë përgjatë autostradës Shkup-Nish-Beograd për të mbërritur në Beograd, në këtë lokacion gjeografik të lashtë i populluar më herët edhe nga Ilirët.

Rreth orës 18:30 do të akomodohemi në hotel. Mbremja e organizuar ne Hotel.

Dita II

Pas mëngjesit në hotel në orën 08:00 do të nisim vizitat në lagje të ndryshme të Beogradit, këtu përmenden:

  • > Beogradi i Ri,që ndodhet në të majtë të lumit Sava
  • > Arena e Beogradit
  • > Qendra e Kongreseve SAVA
  • > Zona Rezidenciale mjaft luksoze e Dedinjës
  • > Qyteti i Vjetër piktoresk

Veç monumenteve të përmendura më sipër do të vizitohen edhe:

  • > Momeriali i TITOS (Shtepia e luleve)
  • > Stadiumi i futbollit te Crverna Zvezdes
  • > Kisha “Shën Sava” (Me e madhja ne Ballkan)
  • > Sheshi “Slavija”
  • > Pallati i Beogradit
  • > Bashkia
  • > Parlamenti  Serb
  • > Rruga “Terazije”
  • > Teatri Kombëtar
  • > Muzeu Kombëtar
  • > Universiteti , etj.

Një pikë e veçantë përgjatë vizitës është kalaja e Beogradit që është pika më e rëndësishme arkeologjike dhe historike e qytetit dhe është e vendosur në zonën e KALEMEGDANIT dhe që ka qenë e fortifikuar që nga shek I deri në shek 18, nga mund të shikojmë një pamje fantastike të bashkimit të lumenjve SAVA dhe DANUB. Gjatë  mbasdites  mund  të  vizitojmë  kopshtin  zoologjik  të  Beogradit  i  vendosur  dhe  ai
në  zonën  e KALEMEGDANIT i cili është një ndër më të mirët në Evropën Lindore. Në afërsi të Kalemegdanit ndodhet dhe rruga e famshme KNEZA MIHAILA e cila është e mbushur me dyqane të ndryshem, butike etj.

Opsionale: Një xhiro me anije të vogël përgjatë lumenjve Sava dhe Danub për gati 1 ore.

Mbasdite kthimi ne hotel.

Dita III

Mëngjesi në hotel. Nisja drejt kufirit me Kosovën për të kaluar kufirin pranë qytetit të Gjilanit. Ndalesa të ndryshme përgjatë rrugës. Nisja drejt Prizrenit ku mund të kemi 2 orë kohë për shopping në një qendër të rë tregtare. Mbasdite kthimi drejt Durrësit duke kaluar nga Rruga e Kombit.

Fundi  i shërbimit  tonë!!!

  • >> Udhëtimi me autobuz komod përgjatë të gjithë udhëtimit
  • >> Akomodimi në hotel me 3*
  • >> Mëngjesi
  • >> Shëtitje ne pikat historike ne Beograd
  • >> Guidë vendase
  • >> Sigurim shëndeti në udhëtim për të gjithë ditët
  • >> Shoqërues shqiptar gjatë gjithë udhëtimit
  • Hyrjet ne muzeume
  • x Gjithçka që nuk është përmendur në rubrikën “Të Përfshira”
  • Date: 24 Mars 2015  – KONFIRMUAR
  • Date: 25 Prill 2015  – KONFIRMUAR
  • Date: 29 Maj 2015  DISPONIBEL
  • Date: 23 Shtator 2015  DISPONIBEL
  • Date: 16 Tetor 2015  DISPONIBEL
error: Content is protected !!