Skype: uta.al | E-mail: rezervo@uta.al | Telefon: +355692030133
 

Bari – Matera – Capaccio – Napoli – Capri – Salerno

  • Destination: Itali
  • Duration: 5 days
  • Departs: 29/05/2016
  • Price: €260

Dita I Takimi me grupin tek stacioni i trenit në Durrës në orën 19:00. Prezantimi me itinerarin dhe përgatitja për tu imbarkuar në tragetin e linjës Durres – Bari. Mbas procedurave të kalimit të kufirit imbarkohemi dhe sistemohemi ne traget. Mbrëmjen mund ta kalojmë në një nga baret e anijes. Dita II Mbërritja në portin […]

Book Now Ask a Question

Dita I

Takimi me grupin tek stacioni i trenit në Durrës në orën 19:00. Prezantimi me itinerarin dhe përgatitja për tu imbarkuar në tragetin e linjës Durres – Bari. Mbas procedurave të kalimit të kufirit imbarkohemi dhe sistemohemi ne traget.
Mbrëmjen mund ta kalojmë në një nga baret e anijes.

Dita II

Mbërritja në portin e Barit në mëngjes dhe nisja për në qytetin karakteristik të Materas. Matera është një nga qytetet më interesante të zonës së Basilikatës. Qyteti i vjetër është i gjithi i ndërtuar rrëzë një kodre dhe shtëpitë ngjasojnë me shpella të ndërtuara në thellësi të kësaj kodre. Në qytet dallohen shenja të jetesës që në epokën e paleolitit.
Mbas vizitës nëpër rrugicat e këtij qyteti drejtohemi për në Cappacio.
Në mbrëmje sistemimi në Hotel dhe në orët e vona natë e organizuar në një nga clubet më të bukura të zonës.

Dita III

Pas mengjesit ne hotel nisemi per ne qytetin e Pizzave dhe Makaronave, Napoli. Ketu do te vizitojme:

  • > Spaccanapoli, rruga qe lidh lagjen Spanjolle me lagjen Forcella
  • > Pallati mbreteror i Napolit
  • > Muzeu Arkeologjik
  • > Nentoka e Napolit
  • > Capella Sansevero e cristo velato
  • > Thesari i San Genaro-s
  • > Castel Nuovo

Mbas vizitës në këtë qytet të mrekullueshëm i drejtohemi një nga ishujve më romantik të globit, Ishulli i Caprit. Vizita në këtë ishull është parashikuar për rreth 3 orë. Mund të përfitoni dhe nga koha e lirë për të drekuar dhe për të blerë souvenire. Më pas marrim përsëri anijen dhe i drejtohemi sërisht Napolit për t’u drejtuar më pas për në Salerno.
Sistemimi në hotel. Mbrëmja e organizuar në një nga klubet më të bukur të zonës.

Dita IV

Mëngjesi në hotel. Vizitë në qytetin e Salernos ku do kemi mundësi të shohim:

  • > Lungomare
  • > Qendra historike
  • > Kopshti i Minerves
  • > Keshtjella Arechi
  • > Muzeu i letres

Mbas kësaj vizite i drejtohemi qytetit të barit për të bërë imbarkimin në anije për t’ju drejtuar Durrësit.

Dita V

Mbërritja në Durrës.

Fundi i shërbimit tonë!!!

 

  • >> Udhëtimi me autobuz komod përgjatë të gjithë udhëtimit
  • >> Akomodimi në hotel
  • >> Mëngjesi
  • >> Biletat e tragetit Durres – Bari – Durres
  • >> Shëtitje ne Napoli
  • >> Shëtitje ne Matera
  • >> Shëtitje ne Salerno
  • >> Sigurim shëndeti në udhëtim për të gjithë ditët
  • >> Shoqërues shqiptar gjatë gjithë udhëtimit
  • Hyrjet ne muzeume
  • x Gjithçka që nuk është përmendur në rubrikën “Të Përfshira”
  • Date: 24 Mars 2016  –  KONFIRMUAR
  • Date: 25 Prill 2016  – KONFIMUAR
  • Date: 29 Maj 2016  DISPONIBEL
  • Date: 23 Shtator 2016  DISPONIBEL
  • Date: 16 Tetor 2016  DISPONIBEL
error: Content is protected !!