Skype: uta.al | E-mail: rezervo@uta.al | Telefon: +355692030133
 

Bari – Alberobello

  • Destination: Itali
  • Duration: 3 days

Alberobello – Është një qytet në provincë të Barit, në rajonin Italian të Puglia-s. Njihet si qëndra e Trullit. Ky i fundit është një krijim arkitekturor magjepsës në këtë zonë të Puglia-s. Alberobello është një Trashëgimi Kulturore e mbrojtur nga Unesco. Udhëtimi në Alberobello do të zgjasë 3 ditë. Dita I Nisja në orën 21:00 nga […]

Book Now Ask a Question

Alberobello – Është një qytet në provincë të Barit, në rajonin Italian të Puglia-s. Njihet si qëndra e Trullit. Ky i fundit është një krijim arkitekturor magjepsës në këtë zonë të Puglia-s. Alberobello është një Trashëgimi Kulturore e mbrojtur nga Unesco. Udhëtimi në Alberobello do të zgjasë 3 ditë.

Dita I

Nisja në orën 21:00 nga Pallati i Sportit për të filluar këtë udhëtim emocionues ku si destinacion final do të ketë një nga mrekullitë e rajonit të Puglias, AlberoBello. Akomodimi në traget në dhoma me 2 krevate me sherbime. Gjatë udhëtimit me traget mund të relaksoheni në barin e anijes ose mund të shijoni një darkë të këndshme në shoqerinë e grupit.

Dita II

Mbërritja në Bari rreth orës 08:30 dhe mbas procedurave të kufirit i drejtohemi qytetit të Alberobello. Alberobello është një qytet me karakteristika të veçanta me shtepitë të një stili tipik. Disa nga pikat më interesante në Alberobello janë:

  • > Rione aia piccola
  • > Rione monti
  • > La chiesa e trullo di sant’antonio
  • > I trulli siamesi
  • > Il trullo sovrano
  • > Casa pezzola
  • > La basilica dei santi medici cosma e damiano

Mbas vizitës së qytetit i drejtohemi përsëri për në Bari. Rrugës do ndalojmë në qendrën tregtare të madhe në Bari, Bari Blu (ose me alternativë tjetër nga grupi). Ndalesa tjeter do jetë në Bari ku mund të bëjmë një shëtitje për të parë qytetin dhe jetën e tij. Në orën 20:00 drejtohemi për në port, ku mbasi bëhen procedurat e imbarkimit dhe kalimit të pikës kufitare sistemohemi përsëri në dhoma.

Dita III

Mbërritja në qytetin e Durrësit rreth orës 08:30 dhe shoqërimi i grupit në pikën e takimit.

Fundi  i shërbimit tonë!!!

  • >> Udhëtimi me autobuz komod përgjatë të gjithë udhëtimit
  • >> Biletat e tragetit Durres – Bari – Durres
  • >> Shëtitje ne pikat historike ne Alberobello
  • >> Sigurim shëndeti në udhëtim për të gjithë ditët
  • >> Shoqërues shqiptar gjatë gjithë udhëtimit
  • >> Guidë lokale ne te gjitha vizitat
  • Hyrjet ne muzeume
  • x Gjithçka që nuk është përmendur në rubrikën “Të Përfshira”
  • ME KERKESE
error: Content is protected !!