Skype: uta.al | E-mail: rezervo@uta.al | Telefon: +355692030133
 

Barcelona (Avion)

  • Destination: Spanje
  • Duration: 4 days
  • Departs: 13/05/2016
  • Price: €479

I pozicionuar në derdhjen e lumit Llobregat Barcelona rrethohet nga 2 malet: Montjuic dhe Tibidabo. Bregdeti në Barcelona i cili shtrihet për kilometra të tëra përmban një nga resortet më të njohura në Europe Costa Brava. Me një popullsi prej 1.5 milion banor ky qytet është qyteti i dytë në Spanjë, me një port shumë të […]

Book Now Ask a Question

I pozicionuar në derdhjen e lumit Llobregat Barcelona rrethohet nga 2 malet: Montjuic dhe Tibidabo. Bregdeti në Barcelona i cili shtrihet për kilometra të tëra përmban një nga resortet më të njohura në Europe Costa Brava. Me një popullsi prej 1.5 milion banor ky qytet është qyteti i dytë në Spanjë, me një port shumë të rëndësishëm, industri të zhvilluar dhe një qendër të madhe metropolitane. Ky qytet i  veshur me ngjyrë jeshile i dekoruar nga parqet, kopshtet dhe palmat e shumta të shpalos pamjen e një qyteti mesdhetar i pagëzuar me një klimë mesdhetare.

Dita I

Nisja në orën 06:15 dhe mbërritja në Barcelonë rreth orës 10:55. Pritja dhe transferta me autobus në qendër ku do të bëhët një vizitë panoramike me autobus. Do të ndalohet në sheshet dhe pikat kryesore për foto. Kjo vizitë panoramike me autobus do të zgjasë rreth 3 orë. Gjatë kësaj kohe guida do t’ju shpjegojë historinë e Katalunias, dhe Barcelonës.

Kohë e lirë për drekë në restorantet buzë detit, dhe transferta për në hotel. Pas marrjes së dhomave dhe një pushimi të shkurter pasdite të shoqëruar nga guida do të dalim në Sheshin Catalunya dhe Las Ramblas, ku do te keni mundësi të hani dhe darkën.

Kthimi në hotel në mbrëmje.

Dita II

Pas mëngjesit do të fillojmë turin panoramik me autobuz i cili nis me vizitën në Katedralen e famshme të Barcelonës, Sagrada Familia, ndërtimi të cilës ka filluar në vitet 1900 dhe vazhdon akoma në ditët e sotme. Një projekt fantastik i stilit Art Nouveau prezantuar nga arkitekti i famshëm spanjoll Antonio Gauti që i kushtoi 40 vjet nga jeta e tij ndërtimit të kësaj katedrale ku vdiq dhe ka varrin e tij.
Më tej do të vazhdojmë turin me autobus te një tjetër pjesë të Barcelonës, në kodrën Montjuic, pika më lartë e Barcelonës ku ndodhet dhe Kështjella Montjuic. Do të shijoni panoramën e qytetit të ri, qytetit të vjetër, bregdetit dhe portit gjigand të Barcelonës. Ky tur do të zgjasë 4 orë, me guide vendase.

Do të përfundojmë në sheshin Portal de la Pau ku ndodhet dhe statuja e Kolombos. Do te vazhdojmë rrugën përgjatë bulevardit buzë detit ku ndodhet qendra tregëtare moderne Maremagnum, Akuariumi dhe do të përfundojmë në shëtitoren Waterfront ku ka dhe shumë restorante të këndshme buzë detit për drekë.

Programi gjatë mbasdites:

  • > Akuariumi
  • > Vizitë shopping tek qendra tregtare Maremagnum.

Kthim në hotel në mbrëmje.

Dita III

Pas mëngjes0it do të vazhdojmë me autobuz një kryevepër tjetër të Gaudi-it Park Guell, i cili gjithashtu ka filluar ndërtimin në 1900, për të qenë një nga parqet moderne të Barcelonës. I frymëzuar nga parqet dhe kopshtet e Londrës industrialisti i njohur i Barcelonës Euzebi Guell ngarkoi me detyrë arkitektin e njohur dhe mikun e tij Gaudi të projektonte dhe ndërtonte një zonë rezidenciale me 60 vila midis gjelbërimit dhe parkut.

Brënda Park Guelit ndodhet dhe shtëpia muze e Gaudit ku ai ka jetuar 20 vjet.

Mbas park Guell vizita vazhdon me Muzeu Nacional i Artit të Barcelonës.

Pasdite mund të vizitohen Kopshti Zoologjik, ose mund të kaloni në qendër të Barcelonës për të vizituar qendrën e qytetit mesjetar dhe Katedralen e Barcelonës.

Kthim në hotel pas darkës me metro ose taksi.

Dita IV

Paradite  e lirë gjatë së cilës mund të bëni aktivitete të ndryshme si vizita në muze, apo shopping deri në orën 16:00 kur do të bëhet nisja për në aeroport.

Fundi shërbimit tonë!

  • >> Udhëtimi me autobuz komod përgjatë të gjithë udhëtimit
  • >> Akomodimi në hotel me 3*
  • >> Mëngjesi
  • >> Biletat e avionit vajtje – ardhje
  • >> Shëtitje ne pikat historike ne Barcelone
  • >> Vizitat sipas programit
  • >> Guide vendase
  • >> Sigurim shëndeti në udhëtim për të gjithë ditët
  • >> Shoqërues shqiptar gjatë gjithë udhëtimit
  • Hyrjet ne muzeume
  • x Gjithçka që nuk është përmendur në rubrikën “Të Përfshira”
  • ○ Date: 13 Maj 2016 – DISPONIBEL
  •  Date: 25 Shtator 2016 – DISPONIBEL
  •  Date: 23 Tetor 2016 – DISPONIBEL
  •  Date: 27 Nentor 2016 – DISPONIBEL
error: Content is protected !!